SQ
Mbyll

BQK shënon “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve” me aktivitet edukativ në SHFMU “Asim Vokshi”, në Prishtinë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 1 Qershorin, “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, përmes aktivitetit edukativ me fëmijët e Shkollës Fillore Asim Vokshi. Aktiviteti edukativ u realizua nga Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë me të gjithë nxënësit e klasave të IV-ta, të SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë.

Gjatë aktivitetit u bashkëbisedua rreth koncepteve bazike ekonomike e financiare si: historisë së parasë, vlerës së parasë, kursimeve, buxhetit, buxhetit personal, librit të kursimeve, si funksionon dhe çka bën Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, çka janë e si funksionojnë bankat, çka janë shpenzimet e si përcaktohen qëllimet financiare në moshën e tyre. Pyetje të shumta, që nxënësit bënë gjatë aktivitetit, treguan kureshtjen dhe vullnetin për të mësuar rreth këtyre temave.

BQK përmes aktiviteteve, materialeve e projekteve të shumta të realizuara në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, vazhdon të kontribuojë në krijimin e kulturës edukativo-financiare dhe të kontribuojë, që fëmijët të fitojnë njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe sjellje adekuate për të marrë vendime të duhura financiare në të ardhmen.

BQK përmbylli me shume aktivitete Javën Ndërkombëtare të Parasë 2022, në Kosovë Aktivitet edukimi me nxënësit e komunitetit turk të shkollave fillore në Prizren