Shqip
Mbyll

BQK shënon “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve” me aktivitet edukativ në SHFMU “Asim Vokshi”, në Prishtinë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 1 Qershorin, “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, përmes aktivitetit edukativ me fëmijët e Shkollës Fillore Asim Vokshi. Aktiviteti edukativ u realizua nga Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë me të gjithë nxënësit e klasave të IV-ta, të SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë.

Gjatë aktivitetit u bashkëbisedua rreth koncepteve bazike ekonomike e financiare si: historisë së parasë, vlerës së parasë, kursimeve, buxhetit, buxhetit personal, librit të kursimeve, si funksionon dhe çka bën Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, çka janë e si funksionojnë bankat, çka janë shpenzimet e si përcaktohen qëllimet financiare në moshën e tyre. Pyetje të shumta, që nxënësit bënë gjatë aktivitetit, treguan kureshtjen dhe vullnetin për të mësuar rreth këtyre temave.

BQK përmes aktiviteteve, materialeve e projekteve të shumta të realizuara në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, vazhdon të kontribuojë në krijimin e kulturës edukativo-financiare dhe të kontribuojë, që fëmijët të fitojnë njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe sjellje adekuate për të marrë vendime të duhura financiare në të ardhmen.

Aktivitet edukimi me nxënësit e komunitetit turk të shkollave fillore në Prizren BQK përmbylli me shume aktivitete Javën Ndërkombëtare të Parasë 2022, në Kosovë