SQ
Mbyll

BQK dhe programi i edukimit financiar kësaj radhe në Sh.f.m.u “Mihal Grameno”, në F.Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës realizoi vizitë / ligjëratë në shkollën fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë. Ligjërata u mbajt me nxënësit e klasave të katërta të kësaj shkolle, ku u bashkëbiseduan tema të ndryshme si: vlera e parasë, roli dhe funksionet e BQK-së, si funksionojnë bankat, kreditë, kursimet, buxhetimi e tema të tjera që i përkasin edukimit financiar.           

Nxënësit gjithashtu lexuan dhe diskutuan rreth librit “Një ditëlindje më ndryshe”, libër i klasave të katërta, pjesë e koleksionit të librave të edukimit financiar për klasat 1-5 të shkollave fillore, përgatitur nga BQK-ja dhe mbështetur nga EFSE-Finance in Motion.   

Pas përfundimit me leximin e librit “ Një ditëlindje më ndryshe”, me fëmijët u diskutuan pyetje të ndryshme në lidhje me librin dhe me menaxhimin e parasë në përgjithësi.

Zyrtarët e edukimit financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës vizituan dhe realizuan ligjëratë me nxënësit e Shkollës Pandeli Sotiri, në Obiliq Banka Qendrore dhe “EFSE Development Facility” (EFSE DF) zgjerojnë qasshmërinë në librat e edukimit financiar të fëmijëve
Skip to content