SQ
Mbyll

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, shënohet me aktivitet edukativ në SHFMU “Emin Duraku”, në Prishtinë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 1 Qershorin, “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, përmes aktivitetit edukativ me nxënësit e Shkollës Fillore Emin Duarku.

Aktiviteti edukativ u realizua nga Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë me nxënësit e klasave të I-ra dhe të II-ta, të SHFMU “Emin Duraku” në Prishtinë.

Aktiviteti kryesisht u realizua përmes bashkëbisedimit me nxënës rreth koncepteve bazike ekonomike e financiare, si: vlera e parasë, kursimeve, buxheti, buxhetit personal, si funksionon një bankë, çka bën Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, dhe koncepte tjera relevante për moshën e nxënësve. 

Nxënësit treguan kureshtje dhe bënë pyetje të shumta gjatë aktivitetit, si dhe treguan vullnet për të mësuar rreth këtyre temave.

BQK përmes aktiviteteve, shpërndarjes se materialeve edukative dhe projekteve të shumta të realizuara në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, kontribuon në krijimin e kulturës edukativo-financiare me qellim që te fëmijët të përcjellë informata se si te krijojnë shprehi dhe sjellje adekuate për të marrë vendime të duhura financiare në të ardhmen.

BQK ndanë çmimet për esetë më të mira në garën “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj” Aktivitet me nxënësit e SHFMU “Metush Krasniqi “, Roganë, Kamenicë
Skip to content