SQ
Mbyll

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës përmes fushatës se Javës Ndërkombëtare të Parasë 2025, ju ftojnë të tregoheni të kujdesshëm dhe të mbani financat tuaja të sigurta. Qëndroni vigjilent, informohuni dhe mos bini pre e mashtrimeve!

✅ Verifiko burimin para se të hapësh një link ose të ndash të dhënat e tua financiare.
✅ Mos i beso kërkesave urgjente për pagesa – mashtruesit shpesh përdorin presionin kohor për të të nxitur të veprosh shpejt.
✅ Përdor fjalëkalime të forta dhe authentifikim me dy hapa për të mbrojtur llogaritë e tua.
✅ Qëndro i informuar për metodat më të reja të mashtrimit dhe mos u bë viktimë e ofertave që duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

“Mendo para se të klikosh, për një siguri financiare nesër”

BQK shënon Javën Ndërkombëtare të Parasë 2025 me temën “Mendo para se të klikosh, për një siguri financiare nesër” – shpërblehen videot dhe punimet artistike të nxënësve të shkollave të mesme Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj