SQ
Mbyll

Edukimi Financiar: Informohu dhe merr vendime të duhura financiare

Programi i Edukimit Financiar i BQK-së synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë financiare të publikut, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të informuara mbi produktet dhe shërbimet financiare, kursimet dhe investimet. Përmes këtij portali, ne kontribuojmë në mirëqenien financiare të qytetarëve dhe në ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm në vend.

Biblioteka e Edukimit Financiar
Zbuloni një koleksion të gjerë librash edukativë për fëmijë në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe me zë, që ndihmojnë të vegjlit të mësojnë për financat në mënyrë argëtuese dhe interaktive.
Eksploro librat
Kontaktoni Edukimin Financiar
Na kontaktoni për informacione shtesë rreth programeve dhe shërbimeve tona rreth pjeses se edukative financiare. Jemi këtu për t’ju ndihmuar!Na kontaktoni Jemi këtu për t’ju ndihmuar!
Na kontaktoni

Edukimi Financiar: Drejt një të Ardhme të Qëndrueshme

Edukimi Financiar është iniciativa kryesore e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), e cila ka për qëllim rritjen e njohurive financiare të qytetarëve për t’i fuqizuar ata në marrjen e vendimeve të informuara për produktet dhe shërbimet financiare, kursimet dhe investimet. Përmes programeve edukative dhe burimeve të pasura, ne kontribuojmë në mirëqenien financiare të publikut dhe stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës. Ne angazhohemi të krijojmë një kulturë të fuqishme të edukimit financiar, duke promovuar kështu një ekonomi më të fortë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Si t’i mbroni të drejtat tuaja
Si t’i mbroni të drejtat tuaja Institucionet financiare që janë nën mbikëqyrjen e BQK-së kanë procedura standarde për shqyrtimin e ankesave […]
Lexo më shumë
Çka është sistemi i pagesave?
Në botën moderne, pagesat nga një individ bëhen duke përdorur para të gatshme, kartela ose transfere të tjera bankare. […]
Lexo më shumë
Skip to content