BQK shënon Javën Ndërkombëtare të Parasë

Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj jave është fuqizimi i gjeneratave të reja, që të jenë në hap me kohën dhe të përgjegjshëm dhe qytetarë që në vazhdimësi zhvillojnë dhe ngritin njohuritë e tyre ekonomike.
Çdo vit, organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim të angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve për të mësuar se si funksionon paraja, duke përfshirë këtu kursimet, menaxhimin e parasë, punësimin, të qenit ndërmarrës, bankat etj.
Me mbështetjen e duhur në edukimin e gjeneratave të reja do të mundësojmë ngritjen e njohurive financiare me qëllim të krijimit të një jetese më të mirë për ta.

Në kuadër të zhvillimit të projektit të Programit të Edukimit Financiar, BQK-ja në vazhdimësi ka organizuar ligjërata dedikuar nxënësve të shkollave fillore të vendit , me theks të veçantë nxënësve të klasave të katërta dhe të pesta. Si dhe për ata të shkollave të mesme.
Në kuadër të Edukimit Financiar dhe fushës së kursimeve, me qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve, nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi, çdo vit në gjithë botën organizohet fushata e njohur me shënimin e aktiviteteve si “Java Ndërkombëtare e Parasë”. Bartëse të këtij aktiviteti janë kryesisht bankat qendrore të vendeve përkatëse. Aktivitetin e parë në kuadër të Javës së Parasë , BQK-ja e ka shënuar në Prizren , më saktësisht në SHFMU “Emin Duraku” me nxënësit e klasave të IV-ta dhe të V-ta.

Me këtë rast, zyrtarë të BQK-së kanë vizituar shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ku iu kanë shpjeguar nxënësve rreth menaxhimit të parasë, kursimeve, deri te mënyrat e identifikimit ë kartëmonedhave false. Zëvendësguvernatori i BQK-së, Lulzim Ismajli, shpjegoi para nxënësve rëndësinë e aktiviteteve që zhvillohen për nderë të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë e cila shënohet në gjithë botën. Ky aktivitet organizohet në shumicën e vendeve të botës ndërsa koordinohet në nivel botëror nga Organizata Financiare për Fëmijë dhe të Rinj (Child & Youth Finance International), organizatë joprofitabile me seli në Amsterdam. Ndërsa Drejtori i Shkollës “ Emin Duraku “ z.Rrahim Bekteshi ka falënderuar zëvendësguvernatorin Ismajli për përzgjedhjen e shkollës së tyre për të nisur aktivitetin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë .
Zyrtari i lartë për operacione me para të gatshme në BQK, Islam Bahtiri, demonstroi para nxënësve një shembull sesi ata mund ta identifikojnë një kartëmonedhë false.
Mes tjerash, Bahtiri dha disa informata rreth letrës e cila përdoret për para. Sipas tij, letra e monedhës origjinale përmban 95 për qind pambuk i pastër, ndryshe nga ajo false.
Më tej, Bahtiri rikujtoi se që prej kohës që përdoret monedha euro, janë ndërruar tre presidentë të Bankës Botërore dhe secili prej tyre ka lënë nënshkrim në monedhat euro. Aktualisht, valuta euro përdoret në 18 shtete.
Fëmijët e ciklit të ulët (klasat e 4-ta dhe të 5-ta) duke përfshirë edhe fëmijët e minoritetit turk, kanë bërë pyetje të shumta rreth temës.
Ata, të ndarë në grupe, kanë punuar në forma të ndryshme si: tregime, poezi, shkresa, ilustrime, dramë (dialog),duke shpalosur njohuritë e tyre rreth përdorimit sa më të mirë të parasë. Punimet kishin për qëllim të jepnin mesazhe edukative në lidhje me financat dhe bankat.
Synimi i BQK-së është që projekti i fushës së edukimit të zgjerohet në vazhdimësi në të gjitha shkollat fillore, fillore dhe ato të mesme, gjimnaze e kolegje dhe fakultete në gjithë vendin, në mënyrë që të realizohen ligjërata, kuize, punëtori dhe aktivitete që kanë të bëjnë me financat , me theks të veçantë organizimin e aktiviteteve të larmishme për t’i përfshirë fëmijët, duke u mësuar si të kujdesen për paratë dhe si të bëhen pjesë e kursimeve.
Organizata ‘Të Rinjtë, Fëmijët dhe Financat Ndërkombëtare “ (Child And Youth Finance International) është bartëse e këtyre aktiviteteve në gjithë botën. Anëtar të saj janë bankat qendrore të shteteve dhe asociacionet e tjera.
Aktivitetet për shënimin e kësaj jave do të zhvillohen gjatë javës edhe në shkollat dhe institucionet e tjera arsimore dhe do të shënohen në gjithë vendin si :
15 mars 2016, ora 10 – Në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” – Mitrovicë, do të mbahet një ligjëratë për funksionin e parasë, si dhe një kuiz ku do të testohen njohuritë financiare ekonomike të nxënësve (kuizi mbahet në Shkollën “Frang Bardhi)
16 mars 2016, ora 14 – Në Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejë, mbahet ligjëratë me temën “Qeverisja korporative e institucioneve financiare”
18 mars 2016, ora 11 – Në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Hasan Prishtina” – Prishtinë, mbahet ligjëratë për “Zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Republikën e Kosovës”, si dhe improvizim i ankandit të “shitjes së letrave me vlerë”.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë