SQ
Mbyll

Me qellim të zgjerimit të njohurive edukative financiare, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në kuadër të Programit të Edukimit Financiar ka organizuar ligjëratë për nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Nxënësit u informuan për funksionet dhe rolin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sektorin financiar, për historinë e parasë, vlerën e parasë, kursimet dhe shumë tema të tjera nga fusha e ekonomisë.

Përmes bashkëbisedimit dhe shembujve të ndryshëm, zyrtarët e BQK-së mësuan nxënësit se si të krijojnë shprehi të nevojshme për përdorimin dhe menaxhimin e duhur të parasë.

Në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, BQK-ja synon që të ndikoj në ndërtimin e një kulture të menaxhimit të duhur të parasë që nga mosha e hershme.

Studentët e Akademisë verore njihen me rolin BQK-së në stabilitetin financiar BQK-ja shënon “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve” me aktivitet edukativ në sh.f. “Drita”, në Majac, Podujevë
Skip to content