Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj. Punimet duhet të jenë në domenin e Sektorin Financiar dhe Zhvillimin Ekonomik në Kosovë. Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një seancë të posaçme publicitare për dy apo tre punimet më të mira të dorëzuara, siç përcaktohet në tekstin vijues;
Rregullat e pranimit:
1. Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).
2. Autori duhet të ketë aktualisht të regjistruar temën e diplomës apo te ketë përfunduar atë jo më larg se 12 muaj para afatit të paraqitjes së punimit, si dhe duhet të jetë autori kryesor në punimin që do të dorëzohet.
3. Tema duhet të jetë e shkruara në gjuhën shqipe ose gjuhë angleze.
4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.
5. Komisioni përzgjedhës, i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga akademia, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të botohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim. Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga Drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare, (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.
6. Vendimi përfundimtar nëse në një vit të caktuar do të jepen një ose më shumë shpërblime varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komiteti i përzgjedhjes. Prandaj, nuk është aspak e detyrueshme që një ose më shumë shpërblime të jepen çdo vit.
7. Çmimi i parë do të shpërblehet me 700 euro, çmimi i dytë me 550 euro dhe i treti me 450 euro.
8. Dorëzimi: punimet duhet të dorëzohen në version elektronik në (info@bqk-kos.org) të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, Rruga Garibaldi, Nr 33, Prishtinë, Republika e Kosovës.
Data e fundit për dorëzim do të jetë: 30 Shtator 2014
Ceremonia e ndarjes së çmimit: Nëntor 2014