SQ
Mbyll

Fëmijë të shumtë të Akademisë verore të fëmijëve që po organizohet nga Qendra Amerikane e Këshillimit (American Advising Center), kanë mësuar për rëndësinë e kursimit të parave.

Në ligjëratë fëmijët kanë mësuar rreth historisë së parasë, mënyrave për menaxhimin e parasë, shpenzimi i mençur i parave dhe format se si mund të kursehet paraja.

Përmes bashkëbisedimit me zyrtarë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, fëmijët kanë dhënë idetë e tyre si përmes diskutimit, ashtu edhe përmes shkrimeve se si do t’i shpenzonin paratë e kursyera.

Nga ana tjetër, drejtues të Qendrës Amerikane të Këshillimit falënderuan BQK-në për organizimin e këtij diskutimi duke shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të organizohen ngjarje të tilla.

Studentë të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës mësojnë për rolin e BQK-së Studentët e Akademisë verore njihen me rolin BQK-së në stabilitetin financiar
Skip to content