SQ
Mbyll

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të edukimit financiar, kësaj radhe në Shkollës fillore  “Elena Gjika” në Prishtinë.

Nxënësit e kësaj shkolle patën mundësi që përmes prezantimit të mbajtur nga zyrtarët e  BQK-së dhe bashkëbisedimit të mësojnë më shumë rreth menaxhimit të financave personale, prioritizimit të nevojave kundrejt dëshirave, si të krijojnë shprehitë e të kursyerit, si të ndërtojnë buxhetin personal dhe tema të tjera nga fusha e ekonomisë.

Ndër të tjera, nxënësit patën mundësi ta lexojnë dhe të diskutojnë rreth librit “ Pupu shkon në cirk”, pjesë e koleksionit të librave të edukimit financiar për klasat 1-5 të shkollave fillore, përgatitur nga BQK-ja.

Drejtori i Shkollës  “ Elena Gjika”, z. Betim Sylejmani falënderoi përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për realizimin e këtij aktiviteti edukativ në shkollën e tyre dhe u shpreh se aktivitete të tilla janë më se të mirëseardhura,  sepse ndikojnë  në ngritjen e njohurive dhe  shkathtësive për jetë, duke përfituar njohuri të shtuara rreth funksionimit të ekonomisë dhe financave në përgjithësi.

Çka është Bruto Produkti Vendor? Fillon shpërndarja e librave të edukimit financiar nëpër shkollat e Kosovës
Skip to content