Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Child & Youth Finance International Youth dhe Shoqatën e Bankave, organizoj punëtori dyditore me temën “Punëtori për mundësinë e përfshirjes së palëve të interesit në edukimin financiar”, në të cilën morën pjesë institucione financiare, shoqata, organizata te ndryshme ndërkombëtare dhe institucione të ndryshme publike në Kosovë.
Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, bëri hapjen e Punëtorisë, falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje dhe bashkëpunim, dhe theksuar se një ndër qëllimet strategjike të BQK-së është nxitja e zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Kosovë dhe zhvillimi i mëtejshëm i funksionimit të edukimit financiar me qëllim të krijimit të kulturës së mirëfilltë financiare, që u ndihmon të gjitha palëve të interesit për të marrë vendimet e duhura.