SQ
Mbyll
Erdini-UBT-002-768x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në vazhdim të organizimit të aktiviteteve edukative e informuese për të rinjtë organizoi një ligjëratë me studentët e vitit të II-të, drejtimi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, të Kolegjit të UBT-së në Prishtinë.

Studentët fillimisht u informuan mbi mandatin, objektivat dhe funksionet kryesore të BQK-së, e pastaj u vazhdua me pjesën kryesore të ligjëratës, me fokus te Mbikëqyrja e Sektorit financiar, respektivisht funksionimi i Mbikëqyrjes Bankare dhe Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

rrezarta-UBT-002-1024x768

Për t’i informuar studentët rreth këtyre fushave, ligjërata u realizua nga ekspertë të BQK-së nga Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare dhe ai i Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Ligjëruesit ndanë me studentët njohuritë rreth rolit dhe përgjegjësive të BQK-së për fushat përkatëse, për rregullimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e sektorit bankar dhe të sigurimeve si rregullator kryesor në vend.

Ligjërata u përcoll me shumë interes nga studentët me bashkëbisedim të ndërthurur me  pyetje dhe përgjigje për çështje të ndryshme, statistika e të dhëna për fushat e mbuluara nga prezantuesit.

Në fund studentët u informuan edhe për çmimin për Ekonomist të Ri, për kriteret dhe rregullat që duhet të ju kushtojnë vëmendje gjatë përgatitjes së punimeve në mënyrë që t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për të hyrë në garë për këtë çmim. BQK e ka publikuar konkursin në mars dhe i njëjti vazhdon të jetë i hapur deri me 30 shtator 2024.

Ajshe-UBT-1024x768

BQK në kuadër të edukimit financiar do të vazhdojë të organizojë aktivitete të tilla me qëllim të avancimit të njohurive rreth çështjeve ekonomike e financiare.

100-vjetori i Ditës Botërore të Kursimeve: BQK-ja mbetet e përkushtuar në edukimin dhe promovimin e qasjes dhe gjithëpërfshirjes në financa BQK nënshkruan Marrëveshje me Fakultetin Ekonomik për avancim të bashkëpunimit dhe aktiviteteve në fushën e ekonomisë, financave dhe edukimit financiar
Skip to content