BQK ndau çmimet e konkursit për Videon më të mirë edukative

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpalli fituesit e konkursit për videon më të mirë edukative me titull: “Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde”. Ky konkurs ishte i hapur në kuadër të javës së parasë për nxënësit e klasave X-XII të shkollave të arsimit të mesëm të lartë të Kosovës, të cilët u ftuan të realizojnë video që paraqesin konceptet e tyre mbi:
• Menaxhimin e sigurt të parave,
• Kujdesin ndaj rreziqeve të mundshme gjatë blerjeve online,
• Parandalimin e mashtrimeve financiare, duke përfshirë phishing,
• Mashtrimet gjatë blerjeve në internet dhe rreziqet që lidhen me privatësinë e të dhënave.

Pas një vlerësimi të kujdesshëm të aplikimeve të pranuara nga shkolla të ndryshme të Kosovës, Komisioni për Vlerësimin e Videove ndau dy çmime për videot më të mira, të cilat u vlerësuan për përmbajtjen, kreativitetin dhe efektivitetin në përcjelljen e mesazheve edukative për menaxhimin e sigurt të parave dhe mbrojtjen ndaj rreziqeve financiare:
• Çmimi i parë iu nda Olta Rexhepit, nxënëse nga Shkolla e Mesme e Lartë “Kuvendi i Lezhës” në Viti për videon https://youtu.be/NGKpdiwXLe0
• Çmimi i dytë iu nda Rumesa Bejiqit, nxënëse e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë për videon https://youtu.be/B-wtPyHtJS0

BQK do të vazhdojë të organizojë gara dhe konkurse me qëllim të nxitjes së nxënësve për t’u informuar dhe mësuar më shumë rreth temave dhe çështjeve ekonomike e financiare.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë