Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për videon më të mirë me titull: “Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave X-XII-të, të shkollave të arsimit të mesëm të lartë të Kosovës, të realizojnë video rreth konceptit të tyre për: Menaxhimin e sigurt të parave, si të jemi të kujdesshëm nga rreziqet e mundshme kur bëjmë blerje online, si të bëjmë kujdes ndaj rreziqeve që mund të përfshijnë mashtrime financiare duke përfshirë phishing, mashtrime gjatë blerjeve në internet dhe rreziqe që lidhen me privatësinë e të dhënave.

Qëllimi i videos është të bart mesazhin – mbrohu duke u informuar për të mos rënë pre e  mashtrimeve financiare për shkak të njohurive të kufizuara.

Qëllimi i këtij konkursi është zhvillimi i njohurive dhe nxitja e nxënësve për të zhvilluar të kuptuarit e rëndësisë së të qenurit të informuar rreth rreziqeve dhe mashtrimeve financiare gjatë qasjes në internet.

Videot e pranuara do të vlerësohen nga komisioni i cili do të themelohet për të përzgjedhur 3 nga videot më të mira.

Çmimet për videot e fituese do të jenë:

Çmimi i parë 300 €,

Çmimi i dyti 200 €,

Çmimi i tretë 150 €.

Rregullat e pranimit:

  1. Videoja mund të jetë individuale apo grupore.
  2. Videoja duhet të jetë punë origjinale krijuese dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.
  3. Videoja mund të jetë në gjuhën shqipe ose serbe.
  4. Videoja duhet të ketë përmbajtje dhe strukturë adekuate për temën, të jetë punë origjinale dhe të mos jetë e kopjuar.
  5. Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se 2 minuta.
  6. Nxënësit e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar videot e tyre në e-mailin edukimi@bqk-kos.org ose përmes https://wetranfer.com. Punimet gjithashtu mund të dërgohen edhe në formë fizike, me CD në adresën e më poshtme:

Për: Departamentin për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar

Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë.

 

  1. Mos harronitë shënoni emrin, mbiemrin, emrin e shkollës tuaj, klasën, nr. e telefonit, nr. e telefonit të prindit dhe e-mailin tuaj!

Videot fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së videove më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

Data e fundit për dorëzim do të jetë: 10 maj 2024.

Suksese!

 

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë