Përmbledhje e “Javës Ndërkombëtare të parasë 2023”

Me moton “ Planifiko financat tuaja, mbill të ardhmen tënde” për të 10-tin vit me radhë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënoi “Javën Ndërkombëtare të Parasë 2023”; fushatë kjo e cila udhëhiqet dhe koordinohet nga OECD-ja dhe marrin pjesë 176 vende të botës.

Edhe këtë vit, si vitet e kaluara BQK organizoi aktivitete të ndryshme për ngritjen e informimit dhe njohurive financiare tek fëmijët dhe të rinjtë e në veçanti fokus i kësaj jave ishin minoritetet që jetojnë në Kosovë.

Këtë vit “Java Ndërkombëtare e Parasë” u mbajt nga data 20 deri më 26 mars 2023 dhe aktivitetet që u organizuan nga BQK-ja për të shënuar këtë javë janë:

  1. 20 mars, Prishtinë – Java u hap nga Guvernatori i Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës i cili mbajti një ligjëratë për nxënësit e Shkollës se Mesme “Sami  Frashëri” në Prishtinë. Guvernatori foli për rëndësinë e edukimit financiar dhe ndikimin që ka edukimi financiar në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Guvernatori bashkëbisedoi me nxënësit të cilët iu drejtuan Guvernatorit me pyetje të ndryshme në lidhje me sektorin financiar dhe  menaxhimin e parasë. Më pas nxënësit patën rastin të dëgjojnë një ligjëratë të detajuar mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe patën mundësi të realizojnë një vizitë rreth ndërtesës së Bankës Qendrore të Kosovës.

Me këtë rast, BQK-ja  ka shpallur konkurs për Ese, dedikuar për nxënësit e shkollave te mesme të Kosovës ( klasat X-XII) të cilët mund të aplikojnë me nga një ese me temën ” Planifiko financat tuaja, mbill të ardhmen tënde”.

21 mars, Fushë Kosovë – Zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës vizituan Organizatën “The idea partnership” në Fushë Kosovë ku edhe zhvilluan aktivitetin me nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Nxënësit dëgjuan ligjëratë nga zyrtarët e BQK-së rreth temave të ndryshme relevante për moshën e tyre, duke filluar nga menaxhimi i financave personale, sjellja/ raporti me institucione financiare, kursimet, menaxhimi i shpenzimeve, etj. Nxënësve ju shpërndanë seti prej 5 Librash të Edukimit Financiar dhe materiale të  tjera edukative.

22 mars, Prizren– Në “Qendrën e Edukimit Financiar” të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prizren, u pritën një grup nxënësish të komunitetit boshnjak nga F.M.U “ Svjetlost”- Manastirice. Nxënësit patën mundësi të dëgjojnë një ligjëratë nga zyrtarët e BQK-së mbi: vlerën e parasë, historikun e parasë; rëndësinë e të pasurit një mjet shkëmbimi/tregtimi të pranueshëm për të gjithë; rolin dhe funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; përdorimin e euros në Kosovë, e shumë tema të tjera me rendësi ekonomike.

23 mars, Prizren– Nxënësit e komunitetit boshnjak nga shkolla e mesme e ekonomike “Ymer Prizreni” u pritën në “Qendrën e Edukimit Financiar” të BQK-së, në Prizren. Nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth mënyrës së duhur të menaxhimit të financave personale, rëndësia e mbajtjes së buxhetit personal, qëllimet financiare, krijimi i një raporti të mirëfilltë me bankat dhe institucionet tjera financiare. Gjithashtu u bashkëbisedua mbi rolin dhe rëndësinë e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës në ekonominë e vendit, si funksionon sistemi financiar në Kosovë e shumë tema të tjera relevante.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë