Me moton “Mëso, Kurse, Fito” po shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë edhe në Kosovë. Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe Muzeun e Kosovës me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë kanë organizuar hapjen e kësaj jave, qëllimi i së cilës është të nxisë ndërgjegjësim mëtë gjerë dhe të kuptuarit mbi nevojën për arsimim më të mirë financiar dhe përmirësimin e edukimit financiar në përgjithësi.