SNP është një platformë e cila plotësisht bazohet
në teknologjitë më të avancuara, ISO 20022
standarde dhe është i dëshmuar të jetë një sistem
i qëndrueshëm dhe stabil, i cili i ka plotësuar me
përpikëri nevojat e komunitetit bankar dhe
përdoruesve të tij.
SPN është sistem i automatizuar për procesimin
e transaksioneve të pagesave ndër-bankare (ATS)
në Republikën e Kosovës.
Ky sistem i pagesave kryen kliringun e të gjitha
pagesave me vlera të mëdha dhe të vogla, duke
përfshirë: pagesat prioritare, individuale, në grup/
masive, Kos-Giro, Debitim Direkt, Letrat me Vlerë, etj.