Zyrtarët e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, realizuan vizitë/ligjëratë në shkollën fillore “ Pandeli Sotiri” në Obiliq.
Ligjërata u mbajt me nxënësit e klasës së katërt dhe u bashkëbisedua për tema të ndryshme rreth Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, funksioneve kryesore të saj, vlerës së parasë, mënyrave të duhura të menaxhimit të parave, çka janë e si funksionojnë bankat, kursimet, buxheti personal e tema të tjera relevante të fushës së edukimit të përshtatshme për nivelin e nxënësve me të cilët u mbajt ora.
Me nxënësit u bisedua edhe rreth librit të edukimit për klasat e katërta të përgatitura dhe shpërndara me koleksionin e librave të edukimit financiar për klasat 1-5 të shkollave fillore, gjithashtu ju shpërndanë materiale edukative të përgatitura nga BQK.
Nxënësit po ashtu ishin kureshtar të dinin më shumë për tema të ndryshme rreth BQK-së, nga vijnë monedhat e kartëmonedhat Euro në Kosovë, funksionimin e bankave, kursimet si dhe rreth koleksionit të librave.