Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

“Teknologjia financiare dhe sfidat në aspektin e sigurisë kibernetike“

“Mundësitë dhe sfidat me të cilat u përballen institucionet financiare në Kosovë në vitin 2021”

“Impakti i digjitalizimit në sistemin bankar”

Mund të përzgjidhet njëra nga temat

Në kuadër të fushës së edukimit financiar dhe me qëllim të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.

Punimet për këtë çmim duhet të jenë në fushën  e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, me theks të veçantë të jenë të fokusuara në njërën nga temat në vijim:

 

  1. “Teknologjia financiare dhe sfidat në aspektin e sigurisë kibernetike“
  2. “Mundësitë dhe sfidat me të cilat u përballen institucionet financiare në Kosovë në vitin 2021”
  3. “Impakti i digjitalizimit në sistemin bankar”

 

Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara, siç përcaktohet në tekstin vijues;

Rregullat e pranimit:

  1. Tema e dorëzuar duhet t’i plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).
  2. Në konkurrim me punimin e dorëzuar kandidati duhet të jetë autori kryesor.
  3. Tema duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose gjuhën angleze.
  4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.
  5. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga stafi i BQK-së, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të publikohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim.

Komisioni përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare-ndërkombëtare (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.

  1. Çmimi i parë do të shpërblehet me 1000 euro, çmimi i dytë me 700 euro dhe çmimi i tretë me 500 euro.
  2. Pa paragjykuar pikën nr.6 vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Prandaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një.
  3. Fituesit e çmimeve të mëparshme dhe punonjësit aktualë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë me punimet e tyre në këtë konkurs.
  4. Studentët e interesuar për aplikim mund të aplikojnë:

– Duke dorëzuar punimet e tyre në version elektronik (PDF), në info@bqk-kos.org të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, Rruga Garibaldi nr 33, Prishtinë, Republika e Kosovës.

– Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës.(Në rast se studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit të temës)
– Kopjen e letërnjoftimit.

  1. Data e fundit për dorëzim do të jetë: 30 nëntor 2021.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë