KONKURS për ese për shkolla të mesme, Tema:” E ardhmja e financave të mia”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombetare të Parasë, fton nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për esenë më të mirë në fushë e financave dhe ekonomisë.

Motoja e Javës Ndërkombetare të Parasë për 2021 është: “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë”.

Kriteret e konkursit

  • Eseja duhet të ketë 1000 deri 1500 fjalë;
  • Eseja duhet të shtjellojë pikëpamje personale për rëndësinë e menaxhimit të financave personale, rolin e kursimit në ekonomi, rëndësinë e kursimit për të ardhmen, rolin e kursimit në tejkalimin e sfidave të krizës, qëndrimi i të rinjve ndaj kursimit, zakone familjare të kursimit, format klasike përkundër formave moderne të kursimit, njohuritë e të rinjve për kursimin në institucionet financiare, qëndrimi i të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar dhe aspekte të tjera.
  • Eseja duhet të jetë origjinale, kreative dhe jo e kopjuar apo përkthyer;
  • Eseja duhet të jetë në gjuhën shqipe.

Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: Edukimi@bqk-kos.org

Në subjekt shënoni: Për Konkursin me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Mos harroni të shënoni :

– Emrin dhe mbiemrin;

– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve nga 22 mars deri më 22 prill.

3 esetë më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i I- 200 euro,

Çmimi i II -150 euro,

Çmimi i III-100 euro

Esetë fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Të interesuarit, për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së  www.bqk-kos.org , platformës së  BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë me email në Edukimi@bqk-kos.org . Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë