Zhvillohet aktivitet edukimi me nxënësit e Shkollës Fillore “Dy Dëshmorët“ në Sheremet të Gjakovës

Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë (DMJ), ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të edukimit financiar nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Duke synuar që aktivitetet e edukimit financiar të jenë sa më gjithëpërfshirëse në aspektin territorial te Kosovës, DMJ kësaj radhe realizoi aktivitet edukativ me nxënësit e Shkollës fillore “Dy Dëshmorët “në fshatin Sheremet të Komunës së Gjakovës. Nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth mënyrës së duhur të menaxhimit të parasë, dhe u informuan me tema dhe çështje nga fusha e ekonomisë. Si të njohim vlerën e parasë, ndërtojmë dhe menaxhojmë buxhetin personal, si të prioritizojme nevojat kundrejt dëshirave, si të krijojmë shprehitë e të kursyerit, cili është roli dhe rëndësia e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës në ekonominë e vendit, si funksionon sistemi financiar në Kosovë e shumë tema tjera relevante u bashkëbiseduan me nxënësit e kësaj shkolle.

Rreth kësaj teme kishte interesim të madh edhe nga nxënësit, të cilët ishin aktiv gjatë tërë kohës, dhe bënë pyetje nga më të ndryshmet për zyrtaret e DMJ-së. Disa nga pyetjet e tyre ishin rreth BQK-së, rreth valutës Euro, normave të interesit dhe çështjeve tjera relevante. Përveç aktivitetit nxënëseve ju shpërndanë edhe materiale edukative të DMJ-së.  

Përmes aktiviteteve edukuese, BQK-ja synon të kontribuoj te gjeneratat e reja/nxënësit që të nxis dhe zhvilloj njohuritë bazë ekonomike dhe financiare, për të siguruar një mirëqenie ekonomike.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë