BQK-ja shënon “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve” me aktivitet edukativ në sh.f. “Drita”, në Majac, Podujevë

Për të shënuar 1 Qershorin, “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka organizuar një aktivitet edukues, të fushës financiare, me nxënësit e klasave të III dhe të IV, të shkollës fillore “Drita” në Majac të Podujevës.

Aktiviteti që u mbajt me nxënësit e shkollës fillore “Drita”, u realizua me qëllim të informimit të nxënësve rreth përdorimit të duhur të parasë. Gjatë kësaj punëtorie në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit u njohën me funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, historinë e parasë, menaxhimin e parasë, të shpenzuarit mençur dhe kursimet. Përmes bashkëbisedimit dhe shembujve të ndryshëm, zyrtarët e BQK-së mësuan nxënësit se si të krijojnë shprehi të nevojshme për përdorimin dhe menaxhimin e parasë.

Pas ligjëratës dhe bashkëbisedimit me zyrtarët e BQK-së, nxënësit patën mundësinë që përmes tregimeve, poezive dhe vizatimeve, të shfaqin aftësitë e tyre rreth menaxhimit të duhur të parasë.

Në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, BQK-ja në vazhdimësi synon që ta zhvilloj dhe fuqizojë sa më shumë fushën e edukimit financiar duke filluar që nga gjeneratat e reja, në mënyrë që të nxisë aftësitë e nxënësve për të mësuar më shumë rreth përdorimit të duhur të parasë. Përmes këtyre aktiviteteve, BQK kontribuon që nxënësit të zhvillojnë njohuritë bazë ekonomike dhe financiare, për të siguruar një mirëqenie ekonomike.

Drejtori i sh.f “Drita”- Maja, z. Ahmet Gashi, falënderoi BQK-në për organizimin e këtij aktiviteti edukues dhe për shpërndarjen e informacioneve të shumta që nxënësit e kësaj shkolle patën mundësi të dëgjojnë sot. Ai ka falënderuar BQK-në për përzgjedhjen  e shkollës së tyre për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe u shprehë se aktivitete të tilla janë më se të mirëseardhura sepse këto aktivitete u mundësojnë fëmijëve të rrisin njohuritë themelore, esenciale dhe t’i përgatisin ata me njohuri të shtuara rreth funksionimit të ekonomisë dhe financave.

Banka Qendrore në vazhdën e zbatimit të programit të saj të Edukimit Financiar do të vazhdoj me aktivitete të fushave të ndryshme me theks të veçantë me temat e sistemit financiar, që do ti organizon gjatë gjithë vitit.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë