SQ
Mbyll

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për punime me titull: “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave IV-V të shkollave fillore të Kosovës, të realizojnë punime mbi konceptin e tyre të menaxhimit të parasë: si fitohen paratë, si shpenzohen paratë në mënyrën e duhur, menaxhimi i financave personale, si të kursejmë, etj.

Punimi duhet të jetë punë krijuese sivizatim, ilustrim, video e shkurtër,tregim, vjershë, punë dore dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.

 Punimi mund të jetë individual ose grupor.

Mos harroni të shënoni emrin, mbiemrin, moshën, klasën, emrin e shkollës tuaj, nr e telefonit, ose emailin!

Punimet tuaja mund t’i dërgoni deri më datë 11 mars 2022, në adresën :

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Departamenti për Marrëdhenie me Jashtë

Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë

apo në email adresën [email protected].

5 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i I- 300 euro,

Çmimi i II -250 euro,

Çmimi i III-200 euro,

Çmimi i IV -150 euro,

Çmimi i V-100 euro

Fituesit do të shpallen gjatë Javës Ndërkombëtare të Parasë 2022 (21-27 mars 2022).

Punimet fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së punimeve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

Suksese!

Ligjëratë në Universitetin e Prishtinës për rolin dhe rëndësinë e sigurimeve në ekonominë e vendit Ndahen çmimet për punimet me temën: “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”