Shqip
Mbyll

Aktivitet edukimi me fëmijët e SOS Fshatit – bashkëbisedim mbi edukimin financiar

Me qëllim të shtrirjes së aktiviteteve të edukimit financiar dhe përfshirjes të sa më shumë fëmijëve, BQK-ja kësaj radhe mbajti një aktivitet me fëmijët e SOS Fshatit në Prishtinë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që përmes bashkëbisedimit të inkurajojë fëmijët dhe të rinjtë që të informohen dhe të mësojnë sa më shumë për konceptet bazike ekonomiko financiare, BQK-në, funksionimin e sektorit financiar, informata për produktet dhe shërbimet financiare, relevante për moshën e tyre.

Gjatë aktivitetit u lexuan dhe u diskutuan temat e shtjelluara në librat e edukimit financiar për klasat 1-5 të shkollave fillore, përgatitur nga BQK-ja dhe mbështetur nga EFSE-Finance in Motion. Interesim të madh pati edhe rreth Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ku fëmijët adresuan pyetje të ndryshme rreth funksioneve të BQK-së.

Pedagogët dhe mësueset e SOS Fshatit vlerësuan aktivitetin e përbashkët dhe materialet edukative të shpërndara nga BQK-ja, të cilat do të vazhdojnë t’i diskutojnë me fëmijët edhe në aktivitetet e ardhshme.

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj Zhvillohet aktivitet i edukimit financiar me nxënësit e shkollës fillore “Shaban Jashari“ në Skenderaj