BQK bashkëbisedoi me gazetarët për rolin e saj në mbështetje të zhvillimit ekonomik

Në vazhdën e angazhimeve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka organizuar një bashkëbisem me gazetarët e mediave të Kosovës në lidhje me sektorët që i mbulon BQK-ja.

Në adresimin para të pranishmëve, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se pavarësisht pozicioneve të ndryshme, si gazetarët ashtu edhe BQK-ja kanë një qëllim të përbashkët që është shfrytëzimi sa më i mirë i resurseve për të siguruar përshpejtim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sektori bankar gëzon besim të lartë të publikut, që është shprehur në rritje të qëndrueshme të depozitave që nga fillimi i funksionimit të sektorit bankar në vendin tonë.

“Në shtator 2018, vlera e përgjithshme e depozitave në sektorin bankar të vendit ka arritur në 3.2 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 5.4%. Kjo rritje e qëndrueshme e depozitave ka mundësuar zgjerimin e vazhdueshëm të kredive, të cilat në shtator 2018 arritën vlerën prej 2.7 miliardë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 11.4%. Gjithashtu, sektori i sigurimeve ka filluar konsolidimin e tij, vlera e primeve të shkruara bruto, në shtator 2018 ishte 69 milionë euro, duke shënuar rritje vjetor prej 4.8%. Vlera e dëmeve të paguara bruto, në shtator 2018 është 31.5 milionë euro, me një rritje vjetore prej 8.2%. Edhe treguesit e sektorit mikrofinanciar kanë shënuar rritje, ku vlera e aseteve të këtij sektori, në shtator të këtij viti është 236.2 milionë me një rritje prej 28.6%, ndërsa kreditë shënuan vlerën prej 173.7 milionë euro, apo rritje vjetor prej 28.6%. BQK-ja me shumë kujdes ka zhvilluar një kornizë moderne të rregullativës bankare, e cila është në linjë me kornizat e Bazelit dhe Direktivat e Bashkimit Evropian, duke e përshtatur ndaj specifikave të sektorit bankar të vendit tonë. Gjithashtu, për të siguruar se sjellja e bankave është në përputhje me kornizën rregullative, pra për të siguruar se sjellja e tyre është në përputhje me parimet e afarizmit të shëndetshëm bankar, BQK-ja në vazhdimësi ka avancuar funksionin e mbikëqyrjes bankare, ku për së afërmi monitorohet aktiviteti i secilës bankë”, ka deklaurar Guvernatori Mehmeti.

Ai ka thënë se si pjesë e rritjes së vazhdueshme të transparencës me publikun, BQK-ja në baza të rregullta publikon materiale të ndryshme, siç është Raporti i Stabilitetit Financiar dhe materiale të tjera, të cilat ofrojnë informacion të hollësishëm mbi gjendjen dhe zhvillimet në sistemin financiar dhe ekonominë në përgjithësi.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se stabiliteti i euros si valutë që e përdor Kosova, ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik, sidomos për sa i përket stabilitetit të çmimeve.

Në këtë bashkëbisedim, Guvernatori Mehmeti ka përmndur punën që po bën BQK-ja në lidhje me hapjen e Fondeve Investive, që për dallim nga vendet e regjionit, nuk janë të zhvilluara në sistemin financiar të vendit tonë.

“Duke pas parasysh këtë fakt si dhe marrë për bazë edhe pyetjet e adresuara lidhur me licencimin e këtyre fondeve, bazuar në kornizën ligjore në fuqi, BQK-ja ka draftuar rregulloren për licencimin e Fondeve Investive, e cila përcakton kushtet, kërkesat, procedurat dhe afatet për licencimin e këtyre fondeve”.

Në bashkëbisedimin me gazetarë nga data 22 nëntor deri më 24 nëntor, janë dhënë detaje për një varg sektorësh që i mbulon BQK-ja, siç janë: Korniza ligjore dhe rregullative e sektorit financiar, mbikëqyrja e bankave, sigurimeve, shqyrtimi i ankesave të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, si dhe funksionimin e departamentit juridik.

Në kuadër të bashkëbisedimit, gazetarët kanë vizituar Bankën e Shqipërisë ku janë njohur me rolin dhe funksionet e BSH-së që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme, si dhe kanë vizituar Muzeun e Parasë që funksionon në kuadër të BSH-së.

Në kuadër të aktiviteteve të saj në funksion të komunikimit dhe informimit të drejt, BQK-ja zhvillon tryeza bashkëbisedimi me gazetarët që nga viti 2009.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë