SQ
Mbyll

Rreth Nesh

Edukimi Financiar: Zgjidhni të ardhmen tuaj financiare!

Zhvillimi i tregjeve financiare, ndyshimet ekonomike të viteve të fundit dhe kompleksiteti i produkteve e shërbimeve financiare kanë ndikuar që istitucionet financiare t’i japin gjithnjë e më tepër rëndësi avancimit të edukimit financiar. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka aprovuar Programin e edukimit financiar i cili ka për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive financiare në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve për marrjen e vendimeve të duhura lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, kursimet dhe investimet.

Programi i edukimit  financiar në BQK synon që të kontribojë në mirëqenien financiare përmes informimit dhe edukimit më të mirë financiar të publikut si dhe për të nxitur dhe mbajtur një sistem financiar stabil në vend.

Pyetjet më të shpeshta

Si funksionon Sistemi i Pagesave Ndërbankare ?

Aktualisht në Kosovë operon një sistem i vetëm ndërkombëtar i pagesave (SPN), i cili operohet dhe mbikëqyret nga BQK. Ky sistem mundëson kliringun dhe shlyerjen neto në mënyrë automatike sipas sesioneve, si dhe shlyerjen reale në baza bruto, për të gjitha transaksionet e pagesave ndërbankare, letra me vlerë, etj.

Sistemi i ri ndërbankar i pagesave, i quajtur, ATS (Automatic Transfer System/Sistemi i Transferit Automatik) është në përdorim që nga 1 Korrik 2016 dhe përbëhet nga dy komponentë kryesor: komponenti i RTGS-së (Real Time Gross Settlement/shlyerjet bruto në kohë reale) i cili mundëson transferimin e fondeve në kohë reale, si dhe komponenti ACH (Automatic Clearing House/sistem automatik i kliringut) që bënë procesimin e pagesave në grup dhe me vlerë të vogël, në tri sesione të kliringut ndërbankar në BQK.

A operon ky sistem konform standardeve ndërkombëtare? Ky sistem është i projektuar sipas standardeve më të reja ndërkombëtare për fushën e sistemeve të pagesave (ISO 20022), sipas teknologjisë më bashkëkohore si dhe praktikave më të mira që e bënë Kosovën njërin ndër vendet e para që implementon këtë standard.

Si mund të këmbehet një kartëmonedhë e dëmtuar?

Këmbimi i kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara bëhet në bankat komerciale. Pjesa e një kartëmonedhe euro të vërtetë duhet të prezantohet tek banka komerciale me qëllim që të kualifikohet për këmbim, ky është kriter i kërkesave minimale që duhet të plotësohen. Këto kërkesa kanë të bëjnë kryesisht me sipërfaqen e kartëmonedhës së dëmtuar. Në bazë të kërkesës, institucionet financiare (bankat komerciale) do të këmbejnë kartëmonedhat e vërteta euro të dëmtuara në rastet kur:

a) paraqitet së paku 60% e sipërfaqes së kartëmonedhës;

b) paraqitet më pak se 60% e më shumë se 50% e sipërfaqes së kartëmonedhës, nëse aplikuesi (klienti) provon përmes një raporti me shkrim se pjesët që mungojnë janë shkatërruar në mënyrë të paqëllimshme.

Për këmbimin e kartëmonedhave euro të dëmtuara institucioni financiar (banka komerciale) i ofron aplikuesit një formular standard për plotësim. Në rastet kur institucionet financiare (bankat komerciale) kanë arsye të mjaftueshme të besojnë që kartëmonedhat dhe monedhat euro janë dëmtuar në mënyrë të qëllimshme apo me to është kryer një vepër kriminale atëherë do të refuzohet këmbimi i tyre dhe të bëhet lajmërimi i autoriteteve policore. Vetëm në rast se vendoset ndryshe nga ana e autoriteteve kompetente në fund të hetimit, kartëmonedhat/monedhat euro do të kualifikohen për këmbim. Kartëmonedhat euro të dëmtuara në një shkallë të vogël siç janë grisjet, shënimet e numrave apo fjalët të shkurtëra dhe të ngjashme në parim nuk do të konsiderohen si kartëmonedha euro qëllimisht të dëmtuara.

A këmben Banka Qendrore kartëmonedha të dëmtuara?

Jo nuk këmben.

Skip to content