SQ
Mbyll

Rreth Nesh

Edukimi Financiar: Zgjidhni të ardhmen tuaj financiare!

Zhvillimi i tregjeve financiare, ndyshimet ekonomike të viteve të fundit dhe kompleksiteti i produkteve e shërbimeve financiare kanë ndikuar që istitucionet financiare t’i japin gjithnjë e më tepër rëndësi avancimit të edukimit financiar. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka aprovuar Programin e edukimit financiar i cili ka për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive financiare në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve për marrjen e vendimeve të duhura lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, kursimet dhe investimet.

Programi i edukimit  financiar në BQK synon që të kontribojë në mirëqenien financiare përmes informimit dhe edukimit më të mirë financiar të publikut si dhe për të nxitur dhe mbajtur një sistem financiar stabil në vend.

Pyetjet më të shpeshta

Çka është TPL Plus?

TPL Plus nënkupton njohjen reciproke në mes dy vendeve, prandaj mjetet motorike dhe shfrytëzuesit e mjeteve-motorike të regjistruara në Kosovë, të cilët posedojnë policën valide të sigurimit TPL Plus, nuk kanë nevojë për sigurim kufitar në Maqedoni, ndërsa për të lëvizur në Shqipëri mjafton vetëm polica valide vendore TPL.

Çka është Bonus – Malus dhe si aplikohet?

Sistemi Bonus-Malus - është sistem i cili zbatohet si korrektues i lartësisë së primit të sigurimit të autopërgjegjësisë, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit (policëmbajtësit).

Secilit të siguruar në Kosovë, që ka kontratën (policën) e sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me afat të paktën një vit, niveli i premisë i caktohet sipas sistemit bonus-malus, përkatësisht sipas shkallëve të premisë, varësisht nga fakti nëse në periudhën e kaluar të sigurimit (vëzhgimit) ka pasur dëme të deklaruara apo jo.

Bazuar në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm nga Auto-përgjegjësia, BQK-ja ka nxjerrë Rregulloren për zbatimin e sistemit Bonus-Malus Rregullore për zbatimin e sistemit bonus malus.pdf (bqk-kos.org), e cila rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e kërkesave të të siguruarit. Rëndësia e këtij sistemi është se nga Bonusi do të përfitojnë shoferët e mirë dhe të disiplinuar dhe ata që janë të kujdesshëm në trafik dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet Malusit, shoferët që shkaktojnë aksidente, do të jenë në disavantazh.

Cilat dëme paguhen nga Byroja Kosovare e Sigurimeve?

Byroja Kosovare e Sigurimeve mbulon dëmet e shkaktuara nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim të huaj, nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim vendor, nga mjeti motorik i paidentifikuara, në rast të likuidimit apo falimentimit të siguruesit si dhe dëmshpërblimet bazuar në sigurimin kufitar.

Ku duhet të paraqitni kërkesën për dëmshpërblim?

I dëmtuari ka të drejtë që kërkesën për dëmshpërblim nga sigurimi i autopërgjegjësisë t’ia parashtrojë drejtpërdrejt siguruesit përgjegjës. Procedurat për pranimin, regjistrimin, trajtimin, pagesën dhe kontrollimin e kërkesave për dëmshpërblim që rrjedhin nga sigurimi i detyrueshëm nga autopërgjegjësia i gjeni këtu.

Sa është numri i depozitave në Kosovë?

Ju informojmë që informatat rreth depozitave mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://www.bqk-kos.org/?id=55, gjithashtu për më shumë informata i referoheni raporteve apo publikimeve tjera të cilat gjenden në faqen zyrtare të BQK-së www.bqk-kos.org.
[email protected]

Ku mund të njoftohemi për dërgesat e emigrantëve:

Këto të dhëna mund t’i gjeni në faqen zyrtare të BQK-së, përkatësisht në kategorinë e Serive Kohore, në linqet si më poshtë:[email protected]

Dërgesat e emigrantëve - sipas kanalave

Dërgesat e emigrantëve - sipas shteteve

Ku mund ta gjej informata dhe të dhëna për Statistikat Financiare dhe Monetare

Bazuar në Ligjin mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), BQK-ja grumbullon, përpilon dhe publikon statistika për realizimin e objektivave të saja dhe më gjerë. Njëkohësisht, BQK-ja ofron edhe informacion lidhur me metodikën statistikore. Statistikat në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të BQK-së janë Statistikat Monetare dhe Financiare, dhe Statistikat e Sektorit të Jashtëm. Informata dhe detaje më të hollësishme mund të gjeni në linqet në vijim.

Statistika: https://bqk-kos.org/?id=47 , dhe

Seritë kohore https://bqk-kos.org/?m=t&id=55

Skip to content