BQK përmbylli me shume aktivitete Javën Ndërkombëtare të Parasë 2022, në Kosovë

21-25 mars 2022

Motoja: “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, tashmë në mënyrë tradicionale është bërë pjesë e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë që nga viti 2013. Edhe  JNP e 2022 e gjeti BQK-në me një varg të aktiviteteve të ndryshme edukativo-financiare.

Përmes këtyre aktiviteteve, BQK-ja vendos Kosovën në fushatën ndërkombëtare mbi rëndësinë e edukimit financiar, fushatë kjo e cila  udhëhiqet dhe koordinohet nga OECD-ja, e në të cilën morën pjesë 170 vende te botës.

Rrjedhimisht këtë vit, nisur nga data 21 deri më 25 mars 2022, BQK-ja zhvilloi aktivitete të edukimit financiar për fëmijë dhe të rinj nëpër disa qytete të Kosovës për grup-mosha të ndryshme, duke filluar nga nxënësit e shkollave fillore, cikli i ulët deri te studentët e universitetit.

Aktivitetet u zhvilluan si në vijim:

21 mars, Prishtinë – U bë hapja e “Javës Ndërkombëtare të Parasë 2022” në Kosovë ku z. Labinot Preniqi, Koordinator për Funksione të Përgjithshme në BQK,  foli në Radio Televizionin e Kosovë për rëndësinë e edukimit financiar dhe gjithë përfshirjes financiare, e me fokus të veçantë për fëmijët dhe të rinjtë, për aktivitetet me të cilat BQK do të shënojë JNP-në, e për tema relevante të sektorit financiar. Për të folur për rëndësinë e edukimit financiar si një nga komponentët më të rëndësishëm të funksioneve të BQK-së në frymën e shpërndarjes së njohurive që ndërlidhen me çështjet e edukimit financiar, përfshirjes financiare, aktiviteteve dhe organizimeve që bën institucioni, gjatë shënimit të kësaj Jave ka pasur prani edhe në mediat e ndryshme të vendit ku Koordinatori për Funksione të Përgjithshme , ishte i pranishëm duke shtjelluar  kryesisht rolin dhe rëndësinë e çështjeve të edukimit dhe përfshirjes financiare për të gjitha grup-moshat.

Banka Qendrore edhe kësaj radhe për  shënimin e JNP-së ka organizuar garën  me një konkurs për fëmijët e  klasave IV-V të shkollave të Kosovës. Në këtë garë morën pjesë nxënës të shkollave të Kosovës të cilët me idetë dhe imagjinatën e tyre, sollën punime konkurruese  ku komisioni profesional nga BQK ka vlerësuar këto punime.

Me këtë rast gjatë ditës së 21 marsit  u realizua ceremonia e ndarjes së çmimeve fituese të konkursit të klasave IV-V të shkollave fillore të Kosovës, “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” ku pesë nxënësit fitues të kësaj gare u pritën në BQK dhe i morën shpërblimet për punimet e tyre të vlerësuara.

22 mars, Prizren- Në “Qendrën e Edukimit Financiar” të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prizren, u pritën nxënësit e klasave të 6-ta të shkollës fillore “Loyola” të kësaj komune.. Nxënësit patën mundësi të dëgjojnë një ligjëratë nga zyrtarët e BQK-së mbi: vlerën e parasë, historikun e parasë; rëndësinë e të pasurit një mjet shkëmbimi/tregtimi të pranueshëm për të gjithë; rolin dhe funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; përdorimin e euros në Kosovë, e shumë tema të tjera me rendësi ekonomike.

Aktiviteti u zhvillua kryesisht në formë të një bashkëbisedimi ku interesimi dhe kurioziteti i  nxënësve për të ditur më shumë mbi çështjet financiare dhe ekonomike ishte shumë i lartë.

23 mars, Shtime- Zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës vizituan sh.f.m.u ”Emin Duraku” në Shtime ku edhe zhvilluan aktivitetin me nxënësit e klasave të katërta të kësaj shkolle. Nxënësit dëgjuan ligjëratë nga zyrtarët e BQK-së rreth temave të ndryshme relevante për moshën e tyre, çka nënkupton edukimi financiar, sa është e rëndësishme që në të ardhmen nxënësit të jenë të edukuar financiarisht, duke filluar nga menaxhimi i financave personale, sjellja/ raporti me institucione financiare, kursimet, menaxhimi i shpenzimeve, etj. Nxënësve ju shpërndanë seti prej 5 Librash të Edukimit Financiar dhe materiale të  tjera edukative.

25 mars, Gjakovë- Traditën e ligjëratave në universitetet publike dhe private të Kosovës, me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë,  këtë vit BQK-ja e ka realizuar  në Gjakovë. Me këtë rast  ekipi i BQK-së  janë mirëpritur nga stafi akademik dhe studentët  e Universitetit “ Fehmi Agani “ në Gjakovë,  ku u mbajt ligjëratë për studentët e Fakultetit të Edukimit, me ç’rast Këshilltari i Guvernatorit në BQK, z. Blerim Terziqi foli për rolin dhe funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në ekonominë e Kosovës, për strukturën dhe funksionimin e sektorit financiar në Kosovë, si dhe tema të tjera relevante. Ligjërata u mirëprit nga studentët dhe u zhvillua në formë të bashkëbisedimit me shumë pyetje e kërkesa të adresuara  për fusha të ndryshme të lidhura me sektorin financiar.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë