EN
Mbyll

Platforma

PLATFORMA PËR KRAHASIMIN E PRODUKTEVE DHE SHËRBIMEVE FINANCIARE: është një web aplikacion i zhvilluar për t’u përdorur nga konsumatorët me qëllim të informimit dhe krahasimit të normave të interesit dhe tarifave të produkteve dhe shërbimeve më të përdorura të cilat ofrohen nga institucionet financiare. Qëllimi i Platformës është të kontribuojë në rritjen e transparencës, mbrojtjen e konsumatorit, edukimin financiar dhe avancimin e qasjes në financa.
Konsumatorët mund të krahasojnë tarifat e produkteve dhe shërbimeve financiare në dy mënyra: përzgjedhjen sipas produkteve dhe përzgjedhjen sipas institucioneve.
Tarifat e shpalosura në këtë Platformë përcaktohen nga institucionet financiare, të cilat janë përgjegjëse për saktësinë, vërtetësinë dhe përditësimin e të dhënave të shpalosura në Platformë.

Pyetjet më të shpeshta

1. Çka është Platforma

Platforma për krahasimin e produkteve dhe shërbimeve financiare është një web- aplikacion i zhvilluar për t’u përdorur nga konsumatorët me qëllim të informimit dhe krahasimit të normave të interesit dhe tarifave të produkteve dhe shërbimeve më të përdorura të cilat ofrohen nga institucionet financiare.

Konsumatorët mund të krahasojnë tarifat e produkteve dhe shërbimeve financiare në dy mënyra: përzgjedhjen sipas produkteve dhe përzgjedhjen sipas institucioneve.

Tarifat e shpalosura në këtë Platformë përcaktohen nga institucionet financiare, të cilat janë përgjegjëse për saktësinë, vërtetësinë dhe përditësimin e të dhënave të shpalosura në Platformë.

2. Cili është qëllimi i kësaj Platforme

Qëllimi i Platformës është të kontribuojë në rritjen e transparencës, të mbështesë Edukimin Financiar të konsumatorëve, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e qasjes në financa.

3. Kush i përcakton apo vendos këto tarifa?

Tarifat e shpalosura në këtë Platformë përcaktohen nga institucionet financiare, të cilët janë përgjegjëse për saktësinë, vërtetësinë dhe përditësimin e të dhënave të shpalosura në Platformë.

4. Çfarë tarifash mund të krahasoj?

LLOGARITË:

  • Llogarinë rrjedhëse
  • Llogarinë e kursimit
  • Llogarinë e kursimit për fëmijë
  • Llogari pagese me shërbime bazike
  • Llogari pagese me shërbime bazike për kategori të konsumatorëve të cenueshëm
  • Llogari studentore

KARTELAT:

  • Kartelat debitore
  • Kartelat kreditore

 

DEPOZITAT:

  • Depozitë 6 mujore
  • Depozitë 12 mujore
  • Depozitë 24 mujore
  • Depozitë 36 mujore
  • Depozitë 48 mujore
  • Depozitë 60 mujore

 

KREDITË :

  • Kreditë personale
  • Kreditë hipotekare
  • Kreditë për renovim të shtëpisë
  • Kreditë për vetura
  • Kreditë të mbuluara me para të gatshme
  • Mbitërheqje

PAKOT:

  • Pako 1
  • Pako 2

Secili institucion plotëson të dhënat se çka ofrojnë përmes pakove të tyre.

5. A përfshin Platforma për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare tarifat e ngarkuara nga të gjitha institucionet financiare që operojnë në Kosovë?

Platforma ofron informata mbi tarifat për produktet dhe shërbimet më të përdorura nga institucionet financiare që operojnë në Kosovë. Aktualisht, në këtë fazë të zhvillimit, përfshihen vetëm institucionet bankare. Në të ardhmen, Platforma do të plotësohet me të dhëna edhe nga institucionet tjera financiare për të siguruar një pasqyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse të tregut financiar.

6. Si mund të informohemi mbi tarifat e produkteve dhe shërbimeve të cilat nuk janë të përfshira në Platformë?

Për informatat mbi tarifat, normat apo llojet tjera të produkteve dhe shërbimeve të cilat nuk janë të shpalosura në Platformë – ju mund t’i referoheni linkut të çmimoreve të secilit institucion. Çmimoret e institucioneve përmbajnë informata mbi tarifat e secilit produkt dhe shërbim që e ofrojnë.

7. A mund të krahasoj produktin me dy apo më shumë institucione bankare?

Ju mund të zgjedhni të krahasoni produktin me të gjitha bankat ose të selektoni vetëm disa prej tyre.

8. A mund t’i ruaj dhe printoj rezultatet e kërkimeve?

Po, ju mund t’i ruani duke i dërguar në emailin tuaj (shtypni ikonën dhe shkruani email adresën tuaj ) rezultatet e kërkimeve në Platformë dhe gjithashtu mund t’i printoni rezultatet e kërkimeve të bëra në Platformë duke shtypur butonin përkatës për printim i cili shfaqet në secilën faqe të Platformës.

9. Të dhënat e paraqitura në Platformë a janë të dhëna të përditësuara dhe sa shpesh përditësohen te dhënat ne Platformë?

Aktualisht të dhënat e shpalosura në Platformë shërbejnë për qëllime testimi dhe janë të përditësuara me të dhënat e muajit nëntor 2024.

Përditësimi i informatave nga Institucionet Financiare do të bëhet pasi te kenë bërë çfarëdo ndryshimi nga informatat ekzistuese në Platformë. Në momentin e hyrjes në fuqi te ndryshimeve të normave dhe tarifave te tyre, d.m.th në momentin kur janë efektive Institucionet Financiare duhet te bëjnë përditësimin e tarifave në Platformë.

10. A mund ta ngarkojnë institucionet konsumatorin më pak se shuma e shpalosur në Platformë?

Po. Në Platformë janë të shpalosura tarifat maksimale (apo zyrtare) të zbatueshme për secilin produkt apo  shërbim të ofruar. Megjithatë institucionet mund t’i ngarkojnë konsumatorët me shumë më të ulët varësisht se si dakordohen me klientët e tyre.

Për më shumë informata për ndonjë zbritje apo kampanjë promocionale të ofruar nga institucionet, ju lutem referojuni çmimoreve të secilit institucion në webfaqet e tyre, pyesni institucionin dhe analizoni me kujdes kushtet që ofrohen para nënshkrimit të marrëveshjes.

Vëmendje: Pas përfundimit të periudhës testuese, nëse hasni në ndonjë mospërputhje në mes të shumave të shpalosura në Platformë dhe shumave të shpalosura në çmimoret e institucioneve, atëherë tarifa e shpalosur në Platformë mbizotëron çmimoret e institucioneve.

Skip to content