Shqip
Mbyll

Përmbledhje e “Javës Ndërkombëtare të parasë 2023”

Përmbledhje e “Javës Ndërkombëtare të parasë 2023”

Me moton “ Planifiko financat tuaja, mbill të ardhmen tënde” për të 10-tin vit me radhë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënoi “Javën Ndërkombëtare të Parasë 2023”; fushatë kjo e cila udhëhiqet dhe koordinohet nga OECD-ja dhe marrin pjesë 176 vende të botës.

Edhe këtë vit, si vitet e kaluara BQK organizoi aktivitete të ndryshme për ngritjen e informimit dhe njohurive financiare tek fëmijët dhe të rinjtë e në veçanti fokus i kësaj jave ishin minoritetet që jetojnë në Kosovë.

Këtë vit “Java Ndërkombëtare e Parasë” u mbajt nga data 20 deri më 26 mars 2023 dhe aktivitetet që u organizuan nga BQK-ja për të shënuar këtë javë janë:

  1. 20 mars, Prishtinë – Java u hap nga Guvernatori i Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës i cili mbajti një ligjëratë për nxënësit e Shkollës se Mesme “Sami  Frashëri” në Prishtinë. Guvernatori foli për rëndësinë e edukimit financiar dhe ndikimin që ka edukimi financiar në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Guvernatori bashkëbisedoi me nxënësit të cilët iu drejtuan Guvernatorit me pyetje të ndryshme në lidhje me sektorin financiar dhe  menaxhimin e parasë. Më pas nxënësit patën rastin të dëgjojnë një ligjëratë të detajuar mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe patën mundësi të realizojnë një vizitë rreth ndërtesës së Bankës Qendrore të Kosovës.

Me këtë rast, BQK-ja  ka shpallur konkurs për Ese, dedikuar për nxënësit e shkollave te mesme të Kosovës ( klasat X-XII) të cilët mund të aplikojnë me nga një ese me temën ” Planifiko financat tuaja, mbill të ardhmen tënde”.

21 mars, Fushë Kosovë – Zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës vizituan Organizatën “The idea partnership” në Fushë Kosovë ku edhe zhvilluan aktivitetin me nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Nxënësit dëgjuan ligjëratë nga zyrtarët e BQK-së rreth temave të ndryshme relevante për moshën e tyre, duke filluar nga menaxhimi i financave personale, sjellja/ raporti me institucione financiare, kursimet, menaxhimi i shpenzimeve, etj. Nxënësve ju shpërndanë seti prej 5 Librash të Edukimit Financiar dhe materiale të  tjera edukative.

22 mars, Prizren– Në “Qendrën e Edukimit Financiar” të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prizren, u pritën një grup nxënësish të komunitetit boshnjak nga F.M.U “ Svjetlost”- Manastirice. Nxënësit patën mundësi të dëgjojnë një ligjëratë nga zyrtarët e BQK-së mbi: vlerën e parasë, historikun e parasë; rëndësinë e të pasurit një mjet shkëmbimi/tregtimi të pranueshëm për të gjithë; rolin dhe funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; përdorimin e euros në Kosovë, e shumë tema të tjera me rendësi ekonomike.

23 mars, Prizren– Nxënësit e komunitetit boshnjak nga shkolla e mesme e ekonomike “Ymer Prizreni” u pritën në “Qendrën e Edukimit Financiar” të BQK-së, në Prizren. Nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth mënyrës së duhur të menaxhimit të financave personale, rëndësia e mbajtjes së buxhetit personal, qëllimet financiare, krijimi i një raporti të mirëfilltë me bankat dhe institucionet tjera financiare. Gjithashtu u bashkëbisedua mbi rolin dhe rëndësinë e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës në ekonominë e vendit, si funksionon sistemi financiar në Kosovë e shumë tema të tjera relevante.

Java Ndërkombëtare e Parasë 2022, Kosovë -Video

Java Ndërkombëtare e Parasë 2022, Kosovë -Video

Dita Botërore e Kursimeve 2021

Dita Botërore e Kursimeve 2021

Ligjëratat në universitete

Ligjëratat në universitete

Java Ndërkombëtare e Parasë 2019

Java Ndërkombëtare e Parasë 2019

Konferenca rajonale për edukim financiar

Konferenca rajonale për edukim financiar

Java Ndërkombëtare e Parasë – Përmbledhje

Java Ndërkombëtare e Parasë – Përmbledhje

Foto galeri nga java e parasë

Foto galeri nga java e parasë

Programi i praktikës për studentë

Programi i praktikës për studentë

Programi i praktikës për studentë

Qëllimi dhe kohëzgjatja:

Programi i praktikës për studentë i ofruar nga BQK-ja mundëson lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura. Ky program zgjatë katër javë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndonjë marrëdhënie formale pune me BQK-në.
Gjatë praktikës studentet e përzgjedhur do të vendosen nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse. Në fund të praktikës, studentët do të pajisen me certifikata për kryerjen e programit në fjalë.

Si mund të aplikoni?

Në rend të parë, studentëve u rekomandohet të shikojnë në ueb-faqen e BQK-së dhe të familjarizohen me detyrat dhe përgjegjësitë e institucionit tonë. Pastaj para se të aplikoni, ju lutemi të lexoni me kujdes aplikacionin për praktikë dhe konform kësaj të përcaktoheni për fushat e interesit ose njësitë organizative të cilat i konsideroni të dobishme për kryerjen e praktikës si:

  • Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare;
  • Departamenti i Mbikëqyrjes e Sigurimeve;
  • Departamenti i Licencimit dhe Standardizimit;
  • Departamenti i Menaxhimit të Mjeteve dhe Rezervave;
  • Departamenti i Infrastrukturës së Tregut dhe Pagesave;
  • Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut;
  • Departamenti i Financave;
  • Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Edukim Financiar;
  • Departamenti i Administratës dhe Mbështetjes.

Praktika mësimore në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës mund të kryhet nga studentët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:

  • Të jenë në mbarim të studimeve bachelor apo master: në fushat e ekonomisë, juridik, shkenca e inxhinierisë, matematikës ose të ngjashme;
  • Preferohen studentët me notë mesatare mbi 8;
  • Të kenë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të kompjuterit në programet e MS Office (mundësisht me dëshmi përkatëse).

Të gjithë studentët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim për “Programi i praktikës për studentë”;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për praktike;
  • Lista e notave nga universiteti përkatës (në rasti se kandidati vazhdon studimet e larta duhet të ketë listën e notave të gjitha semestrave të përfunduar deri në momentin e aplikimit);
  • Një letër referencë nga një pedagog/profesor nga universiteti i përkatës apo rekomandim nga universiteti;
  • Kopja e letërnjoftimit apo ndonjë dokumentit tjetër identifikues.

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 12 korrik 2024.
  • Aplikimi mund të bëhet përmes postë elektronike në praktika@bqk-kos.org ose të dorëzohet direkt në arkivin e BQK-së, rruga Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallje për praktikë

Shpallje për praktikë

Titulli:                                     Praktikantë, pesë  (5) pozita

Departamenti:                       Teknologjisë Informative dhe Sigurisë

Në kuadër të programit “Praktika profesionale me studentë” Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për pranimin e pesë (5) praktikantëve, me kohë të caktuar për një periudhe deri më 12 muaj. Objektivi kryesor i këtij programi është që stafi profesional i BQK-së të ndaj përvojat me studentët të cilët do të kryejnë këtë praktikë. Programi i praktikës për studentë  u mundëson lidhjen midis njohurive të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura. Ky program zgjatë deri më 12 muaj, varësisht nga interesimi dhe suksesi i kandidatëve dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë marrëdhënie formale pune me BQK-në.

Studentët do të angazhohen në kryerjen e detyrave të përditshme së bashku me stafin e Departamentit të Teknologjisë Informative dhe Sigurisë, me ç’rast do të bëhet edhe bartja e përvojës së punës nga stafi i departamentet te praktikantët e angazhuar.

Njohuritë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të jenë studentë në studime universitare në fushën e shkencave kompjuterike, FSHMN ose FIEK;
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe në punë ekipore;
  • Kandidatët me njohuri të mira në fushën e teknologjisë informative kanë një përparësi;

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim për “Programi i praktikës për studentë”;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për praktike në BQK;
  • Lista e notave nga universiteti përkatës;
  • Një letër referencë;
  • Kopja e letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti tjetër identifikues;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është deri më 19 shkurt 2024.
  • Aplikimi mund të bëhet në email adresën praktika@bqk-kos.org ose përmes zyrës së Arkivit të BQK-së. Format tjera të aplikimit nuk do të merren parasysh.
  • Formulari i aplikacionit mund të shkarkohet përmes faqes zyrtare: bqk-kos.org