Shqip
Mbyll

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

Ekonomia në kohë Pandemie, ndikimet e COVID-19 në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare

Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.

Punimet për këtë çmim duhet të jenë në fushën  e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, me theks të veçantë, duke iu përshtatur rrethanave të reja të krijuara gjatë vitit 2020-të në vend dhe ekonominë globale. Duke vlerësuar relevancën e rrethanave të krijuara nga COVID-19, kësaj radhe tema që duhet të shtjellohet është si në vijim :”Ekonomia e Kosovës në kohë Pandemie, ndikimet e COVID-19 në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare”.

Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara, siç përcaktohet në tekstin vijues;

Rregullat e pranimit:

  1. Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).
  2. Autorët për këtë aplikim të përgatitin temën ekskluzive, punimin që mund ta përfundojnë gjatë fazës së konkursit të hapur të aplikimit . Në konkurrim me punimin e dorëzuar kandidati  duhet të jetë autori kryesor.
  3. Tema duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose gjuhën angleze.
  4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.
  5. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga fusha akademike, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të publikohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim.

Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare, ndërkombëtare (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.

  1. Çmimi i parë do të shpërblehet me 1000 euro, çmimi i dytë me 700 euro dhe çmimi i tretë me 500 euro.
  2. Pa paragjykuar Rregullën nr.6 vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Prandaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një.
  3. Fituesit e çmimeve të mëparshme dhe punonjësit aktualë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë me punimet e tyre në këtë konkurs.
  4. Studentët e interesuar për aplikim mund të aplikojnë:

– Duke dorëzuar punimet e tyre në version elektronik (pdf), në info@bqk-kos.org

të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, Rruga Garibaldi nr 33, Prishtinë, Republika e Kosovës.

– Emrin e udhëheqësit të Temës dhe Universitetin/Fakultetin përkatës.(Në rast se studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit të temës)
– Kopjen e letërnjoftimit.

  1. Data e fundit për dorëzim do të jetë: 15 shtator 2020.

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj. Punimet duhet të jenë në domenin e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara, siç përcaktohet në tekstin vijues;
Rregullat e pranimit:

1. Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).

2. Autori duhet të ketë aktualisht të regjistruar temën e diplomës apo të ketë përfunduar atë jo më larg se 12 muaj para afatit të paraqitjes së punimit, si dhe duhet të jetë autori kryesor në punimin që do të dorëzohet.

3. Tema duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose gjuhë angleze.

4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.

5. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga fusha akademike, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të publikohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim. Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare, (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.

6. Çmimi i parë do të shpërblehet me 700 euro, çmimi i dytë me 550 euro dhe i treti me 450 euro.

7. Pa paragjykuar Rregullën nr.6 vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Prandaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një.

8. Fituesit e çmimeve të mëparshme dhe punonjësit aktualë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë me punimet e tyre në këtë konkurs.

9. Studentët e interesuar për aplikim mund të aplikojnë:
– Duke dorëzuar punimet e tyre në version elektronik (pdf), në info@bqk-kos.org të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, Rruga Garibaldi nr 33, Prishtinë, Republika e Kosovës.
– Emrin e udhëheqësit të Temës dhe Universitetin/Fakultetin përkatës.
– Kopjen e letërnjoftimit.

10. Data e fundit për dorëzim do të jetë: 30 tetor 2019.

Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj

Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj

Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj. Punimet duhet të jenë në domenin e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara, siç përcaktohet në tekstin vijues;

Rregullat e pranimit:

1. Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), teme diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).

2. Autori duhet të ketë aktualisht të regjistruar temën e diplomës apo të ketë përfunduar atë jo më larg se 12 muaj para afatit të paraqitjes së punimit, si dhe duhet të jetë autori kryesor në punimin që do të dorëzohet.

3. Tema duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose gjuhë angleze.

4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.

5. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga akademia, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të publikohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim. Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare, (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.

6. Çmimi i parë do të shpërblehet me 700 euro, çmimi i dytë me 550 euro dhe i treti me 450 euro.

7. Pa paragjykuar Rregullën nr.6 vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Rrjedhimisht, nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një.

8. Dorëzimi: punimet duhet të dorëzohen në version elektronik në (info@bqk-kos.org) të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, Rruga Garibaldi nr 33, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Data e fundit për dorëzim do të jetë: 15 dhjetor 2017

Ceremonia e ndarjes së çmimit: Dhjetor 2017

Banka Qendrore në konferencën e fundvitit me gazetarë ndau Çmimin për Ekonomistë të Rinj

Banka Qendrore në konferencën e fundvitit me gazetarë ndau Çmimin për Ekonomistë të Rinj

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka arritur me sukses të realizojë objektivat e saj ligjore duke siguruar një sistem financiar stabil dhe me trend të kënaqshëm të zhvillimit, i cili ka vazhduar të jetë një ndër mbështetësit kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit, ka theksuar Guvrnatori Bedri Hamza në konferencën e fundvitit me përfaqësuesit e mediave të mbajtur sot në BQK. Sipas tij sektori bankar gjatë vitit 2015 përforcoi edhe më tutje treguesit e qëndrueshmërisë. Po ashtu u tha se norma e kredive joperformuese e cila edhe ashtu ishte në nivel mjaft të ulët, gjatë vitit 2015 shënoi rënie të mëtutjeshme. Norma e kredive joperformuese në nëntor 2015 u zvogëlua në 6.5 përqind krahasuar me 8.5 përqind sa ishte nëntor 2014.
Kjo normë e kredive joperformuese paraqet nivelin më të ulët të regjistruar që nga qershori i vitit 2012 dhe vazhdon ta mbajë Kosovën, si vendin me normën më të ulët të kredive jopërformuese në rajon tha Guvernatori duke shtuar se përveç sektorit bankar me rritje të aktivitetit u karakterizuan edhe sektorët e tjerë përbërës të sistemit financiar: si sektori pensional ,asetet e sektorit të sigurimeve po ashtu shënuan rritje si dhe sektori mikrofinanciar gjatë vitit 2015 u karakterizua me zgjerim të aktivitetit.
Ndërsa duke folur për përformancën makroekonomike të ekonomisë së vendit, viti 2015 u karakterizua me ritëm të përshpejtuar të rritjes, të gjeneruar kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme. Norma vjetore e rritjes ekonomike në vitin 2015 pritet të arrijë në rreth 3.5 përqind tha në fjalën e tij drejtuar mediave Guvernatori Hamza duke shtuar se rritja e kreditimit bankar dhe remitencave kishte ndikim të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave të disponueshme të qytetarëve dhe rrjedhimisht, në rritjen e konsumit privat.
Një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë këtij viti kanë dhënë edhe investimet e huaja direkte të cilat bazuar në të dhënat deri në tetor, investimet e huaja direkte në raport me vitin e kaluar kanë pasur një rritje. “Në raport me nevojat ku i ka Kosova dhe në raport me vendet e regjionit, Kosova ka nevojë që të ketë më shumë investime të huaja direkte. Mirëpo deri në momentin kur ne i kemi të dhënat tona sa i përket investimeve të huaja direkte janë mbi 300 milionë euro dhe sa do të jenë deri në fund të vitit mbetet të shihet “ tha Guvernatori Hamza.
Ndërsa në vijim Guvernatori theksoi se BQK-ja tanimë e ka bërë traditë ndarjen e çmimeve për ekonomistët e rinj, aktivitet ky që ka për qëllim nxitjen e aktivitetit hulumtues në fushën e ekonomisë në mesin e hulumtuesve të rinj. Lidhur me aplikimet e pranuara vlerësoi numrin dhe cilësinë e punimeve të dorëzuara nga kandidatët për këtë çmim, por shpresojmë se në vitet e ardhshme të rritet edhe më tutje konkurrenca për këtë çmim.

Guvernatori më pas ka ndarë çmimet për Ekonimistë të Rinj. Vendi i parë iu dha autorit Shkumbin Maksutaj me punimin “Përcaktuesit Makroekonomik të Rrezikut Kreditor Bankar: Rasti i Shqipërisë”.
Vendi i dytë iu nda autores Ylberina Hysaj – Arifi me punimin “Sistemet e Punës me Performancë të Lartë, Përdorimi dhe Ndikimi në Institucionet Financiare në Vendet në Zhvillim” ndërsa vendi i tretë i është dhënë autorëve Petrit Dërgutit, Besart Asllanit dhe Flamur Asllanit me punimin “Edukimi Financiar – Rasti i Kosovës”.
Me këtë rast Guvernatori ka njoftuar mediat se BQK-ja nga viti 2016-të do të fillojë të ndajë edhe çmime për storiet më të mira gazetareske në fushën e ekonomisë. Çmimet do të jenë si në vijim :Çmimi për storien më të mirë të publikuar në mediat e shkruara në gazetë apo revista të publikuara në Kosovën ,çmimi për storien më të mirë televizive të transmetuar nga cilido stacion televiziv në Kosovën, si dhe çmimi për storien më të mirë në gazetarinë e radios të transmetuar nga cilido prej radiostacioneve në mbarë Kosovën.
Guvernatori Hamza ka njoftuar gazetarët se : Banka Qendrore në kuadër të aktiviteteve të saj ,bazuar në Planin Vjetor të punës ka paraparë që gjatë vitit 2016-të të organizojë takime të rregullta në formë të punëtorive me gazetarë. Të ftuar do të jenë ekspertë jo vetëm nga BQK-ja dhe fusha akademike por edhe bota e medias. Takimet do të zhvillohen në baza tremujore pra çdo tre muaj do të këtë nga një punëtori, ku do të diskutohen tema nga fushat për të cilat do të dakordohemi bashkërisht ne si BQK dhe komuniteti i gazetarëve .
Po ashtu Guvernatori u përgjigj në pyetjet e gazetarëve si dhe në fund i ka përcjellë falenderimet tek mediat për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar gjatë vitit 2015 duke ju uruar një vit të ri me shumë shëndet, lumturi dhe suksese në 2016-tën .

Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar

Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar

Në funksion të nxitjes së emetimit, publikimit dhe transmetimit të temave në masmedia në mesin e gazetarëve të ekonomisë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, shpall konkurs për Storien më të mirë në Gazetari për ekonomi – sistemin fnanciar për vitin 2016-të. Ky çmim do të jetë i ndarë në tri kategori:

1) Storia më e mirë televizive/Çmimi për Storien më të mirë të transmetuar nga cilido stacion televiziv në mbarë Kosovën;
2) Storia më e mirë në shtyp/Çmimi për Storien më të mirë të publikuar në gazetë apo të publikuar në mediat online në Kosovë;
3) Storia më e mirë në radio/Çmimi për Storien më të mirë të transmetuar nga cilido prej radiostacioneve në mbarë Kosovën.

Tri storiet më të mira nga fusha e ekonomisë dhe financave që do të vlerësohen nga temat e dorëzuara për të tri kategoritë do të shpërblehen në vlera monetare. Çmimet do të ndahen pra vetëm për vendin e parë të tri kategorive.
Rregullat e pranimit:
• Temat e dorëzuara duhet të jenë të botuara, edituara, emetuara gjatë vitit 2016-të. Pra nga janari –dhjetor 2016-të. Aplikuesit e storieve të transmetuara apo të botuara duhet të dorëzojnë tri kopje në CD ose tri kopje të Stories origjinale të botuar në shtyp. Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

• Komisioni përzgjedhës do të jetë i përbërë nga personeli i caktuar i pavarur nga komuniteti i gazetarëve profesionist, me përvojë nga fusha e medias dhe një vëzhgues nga BQK-ja, ky komision do të vlerësojë Storiet duke përdorur kriteret si në vijim: (a) rëndësia e temës për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës; (b) burimet e përdorura gjatë mbledhjes së informacionit për realizimin e temës –stories. (c) cilësia e të shkruarit, si dhe mesazhin dhe rolin që ka prodhuar tema në opinionin publik.
• Të gjitha aplikacionet duhet të kenë një përmbledhje të shkurtër/letër mbështetëse e cila shpjegon se si janë përmbushur kriteret e lartcekura.

Çmimi do të jetë tradicional dhe do të ndahet çdo vit në muajin janar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Data e fundit për dorëzimin e temave do të jetë: 15 janar 2017.
Dorëzimi: punimet mund të dorëzohen në version elektronik në formatin Word në adresën elektronike info@bqk-kos.org të shoqëruara nga tri kopje të shtypura, ose tri CD të dërguara në adresën:
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,
Attn. Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në Gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar,
Rruga Garibaldi, nr. 33,
10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës

Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj

Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj

Në funksion të nxitjes së aktivitetit hulumtues në mesin e ekonomistëve të rinj, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, shpall konkurs për tri punimet më të mira hulumtuese në fushën e ekonomisë dhe financave. Punimi që do të vlerësohet si punimi më i mirë do të shpërblehet me 750 euro; punimi i dytë më i mirë do të shpërblehet me 550 euro; dhe punimi i tretë më i mirë do të shpërblehet me 450 euro. Në rast të mungesës së punimeve që plotësojnë kriteret e përcaktuara, komisioni vlerësues në kuadër të BQK-së ruan të drejtën e zvogëlimit të numrit të punimeve të propozuara për shpërblim.
Rregullat e pranimit:
1. Punimi i dorëzuar mund të jetë punim i punuar enkas për konkursin e shpallur, por mund të jetë edhe në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo të jetë pjesë e një teme doktorature (PhD).
2. Punimi mund të ketë një ose më shumë autorë. Në rastet me më shumë autorë, aplikimi për çmimin e BQK-së duhet të bëhet nga autori kryesor.
3. Në rastet kur punimi është pjesë e një teme diplome, autori duhet të ketë aktualisht të regjistruar temën e diplomës apo të ketë përfunduar atë jo më larg se 12 muaj para afatit të paraqitjes së punimit.
4. Punimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.
5. Punimi i dorëzuar duhet të ketë jo më pak se 4,000 fjalë dhe jo më shumë se 8,000 fjalë, përfshirë abstraktin dhe referencat. Lloji i fontit duhet të jetë Times New Roman, madhësia e fontit 12 dhe hapësira ndërmjet rreshtave duhet të jetë dyfishe.
6. Abstrakti i punimit nuk duhet të ketë më shumë se 250 fjalë. Duhet të jetë konciz dhe i mbështetur në fakte. Abstrakti duhet të paraqesë qartë qëllimin e hulumtimit, gjetjet dhe përfundimet kryesore.
7. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga personeli i caktuar i BQK-së, do të vlerësojë punimet duke përdorur kriteret si në vijim: (a) rëndësia e temës për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës; (b) cilësia e përgjithshme e punimit, duke përfshirë parashtrimin e hipotezave të punimit, metodologjinë hulumtuese dhe gjetjet; dhe (c) cilësia e të shkruarit.
8. E gjithë literatura dhe burimet e pëdorura në punim duhet të jenë të referuara saktë, dhe lista e plotë e referencave të vendoset në fund të punimit.
9. Dorëzimi: punimet duhet të dorëzohen në version elektronik në formatin Word në adresën elektronike info@bqk-kos.org të shoqëruara nga tri kopje të shtypura të dërguara në adresën:
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,
Attn. Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj,
Rruga Garibaldi, nr. 33,
10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës
Data e fundit për dorëzimin e punimeve do të jetë: 15 nëntor 2016.

Çmimet për Ekonomistë të Rinj dhe për storiet më të mira në gazetari nga fusha e sistemit financiar

Çmimet për Ekonomistë të Rinj dhe për storiet më të mira në gazetari nga fusha e sistemit financiar

Banka Qendrore çdo vit bën ndarjen e Çmimit për Ekonomist të Rinj, pjesë e te cilit mund te behen te gjithe Ekonomistët të cilët plotësojnë kriteret e vendosura në shpalljen e cila bëhet çdo vit.

Edhe këtë vit BQK ka vazhduar me ndarjen e Çmimit për Ekonomistë të Rinj si dhe për storien më të mirë në gazetari.

Kriteret e përcaktuara në konkursin e BQK-së për “Çmimin për Ekonomist të Rinj” , pas vlerësimit të punimeve më të mira hulumtuese në fushën e ekonomisë dhe financave, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të këtyre punimeve, Komisioni profesional ka ndarë si fitues të shpërblimit të shpallen kandidatët si në vijim: Vendi i parë: Auerela Deshishku me punimin “Nonperforming Loans: An analysis of the indicators of the deteriorating asset quality in South Eastern Europe”, vendi i dytë: z.Halim Mahmuti me punimin “Morali Fiskal nga Perspektiva e NVM-ve në Kosovë” si dhe vendi i tretë: Arian Krasniqi me punimin “Krijimi i Përparësisë Konkuruese të Firmës nëpërmjet Aplikimit të Strategjisë së Diferencimit (Rast Studimi: Sektori Bankar). Ndërsa në konkursin e shpallur nga BQK-ja të titulluar : Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit financiar pas shqyrtimit të punimeve të pranuara një komision i përbashkët nga anëtarë të pavarur nga komuniteti i masmediave si dhe një anëtarë në cilësinë e vëzhguesit nga BQK kanë shqyrtuar me kujdes aplikimet dhe përzgjedhur si fitues të Çmimit të BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar temat si në vijim: Storien më të mirë televizive me temën:” Rritja ekonomike e Kosovës “! , z.Faton Salihu , tema është realizuar nga gazetari i RTK-së ,storia më e mirë në shtyp- mediat e printuara -mediat elektronike u ndahet :z.Lulzim Ahmeti nga Agjencia Telegrafi me Temën : “ Milionat qe vijnë në Kosovë nga Afganistani”,z.Albert Spahiu nga Gazeta : Ekonomia me Temën: “Sektori bankar fitim vetëm nga kreditë” si dhe z.Rrahman Ramaj nga Rrjeti për Gazetari Hulumtuese (BIRN) me Temën : “Pakoja fiskale për qytetarë “.

Banka Qendrore e Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj për sensibilizimin e ekonomistëve të rinj,  shpalli fituesit e konkursit “Ekonomistë të rinj” për punimet  hulumtuese më të mira të përgatitura nga studentët kosovarë.
Me këtë rast Guvernatori Bedri Hamza ndau mirënjohje  për tre hulumtimet më të mira.
Çmimin e parë të këtij konkursi  e fitoi Jeta Rudi me punimin “ Remittances and Labor Supply: The Case of Kosovo”;
Çmimin e dytë e fitoi Agon Topxhiu me punimin “Roli i eksportit në zhvillimin ekonomik- Rasti i Kosovës”; dhe
Çmimin e tretë  e  fitoi  Lorëz Qehaja me punimin” Feasibility Studies on Futures Exchange for Agricultural Commodities in Kosovo”.

Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj

Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj

Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin  më të mirë të paraqitur  nga ekonomistët e rinj. Punimet duhet të jenë në domenin e Sektorin Financiar dhe Zhvillimin Ekonomik në Kosovë.  Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një seancë të posaçme publicitare për dy apo tre punimet  më të mira të dorëzuara, siç përcaktohet në tekstin vijues;

 Rregullat e pranimit:

1. Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).


2. Autori duhet të ketë aktualisht të regjistruar temën e diplomës apo te ketë përfunduar atë jo më larg se 12 muaj para afatit të paraqitjes së punimit, si dhe duhet të jetë autori kryesor në punimin që do të dorëzohet.

3. Tema duhet të jetë e shkruara në gjuhën shqipe ose gjuhë angleze.

4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.


5. Komisioni përzgjedhës, i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga akademia, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të botohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim. Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga Drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare, (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.


6. Vendimi përfundimtar nëse në një vit të caktuar do të jepen një ose më shumë shpërblime varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komiteti i përzgjedhjes. Prandaj, nuk është aspak e detyrueshme që një ose më shumë shpërblime të jepen çdo vit.


7. Çmimi i parë do të shpërblehet me 700 euro, çmimi i dytë me 550 euro dhe i treti me 450 euro.

8. Dorëzimi: punimet duhet të dorëzohen në version elektronik në (info@bqk-kos.org) të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, Rruga  Garibaldi, Nr 33, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Data e fundit për dorëzim do të jetë: 30 Shtator 2014

Ceremonia e ndarjes së çmimit: Nëntor 2014

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Olta Rexhepi (Video fituese e çmimit të parë)

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Olta Rexhepi (Video fituese e çmimit të parë)

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Rumesa Bejiqi (Video fituese e çmimit të dytë)

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Rumesa Bejiqi (Video fituese e çmimit të dytë)