Shqip
Mbyll

Studentë të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës mësojnë për rolin e BQK-së

Studentë të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës mësojnë për rolin e BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti bashkëbisedoi me studentë të edicionit të 19-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës rreth rolit të BQK-së në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe funksionimit të sektorit financiar.

Guvernatori Mehmeti me këtë rast theksoi  se Kosova ka një sistem financiar stabil, i cili çdo ditë e më tepër po luan rolin e tij të rëndësishëm në përkrahjen e zhvillimit ekonomik të vendit,  dhe sektori bankar si komponent kryesore e sistemit financiar në vend karakterizohet me rritje të vazhdueshme te zhvillimit në të gjithë indikatorët e saj.
“Falë stabilitetit, ky sektor është çdo ditë e më tërheqës për investitorët e jashtëm. Stabiliteti Financiar te cilin e gëzojmë sot është rezultat politikave rigoroze fillimisht të licencimit dhe më pas edhe të mbikëqyrjes dhe rregullimit të institucioneve financiare që operojnë në tregun tonë. I gjithë angazhimi i BQK-së në këtë drejtim është i udhëzuar me direktiva të Bashkimit Evropian, dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi  me Bankën Qendrore Evropiane. Si rezultat, BQK-ja ka nisur me  zbatimin e kërkesave të Bazel 3 që aktualisht po aplikohet në Bashkimin Evropian. Gjithashtu,  kemi zhvillime pozitive edhe në sektorin e sigurimeve dhe në atë të institucioneve mikrofinanciare dhe atyre financiare jobankare”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër drejtuesit dhe studentët e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës parashtruan pyetje të ndryshme për funksionimin e sektorit financiar në Kosovë dhe falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëbisedimin.

Guvernatori Mehmeti mbajti ligjëratë në Fakultetin Ekonomik të UP-së

Guvernatori Mehmeti mbajti ligjëratë në Fakultetin Ekonomik të UP-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Para audiencës, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar, Guvernatori Mehmeti ka folur për zhvillimet që përcollën BQK-në në 20 vitet e funksionimit të saj.
Ai tha se BQK-ja ka luajtur dhe po luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit financiar si një prej parakushteve për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Në Kosovë kemi mbi 100 institucione financiare që janë të licencuara dhe që mbikëqyren nga ana e BQK-së. 66% e pjesëmarrjes në sektorin financiar e kanë bankat, 27% fondet pensionale, 4% IMF-të dhe IFJB-të dhe 3% e kanë kompanitë e sigurimeve. Banka Qendrore është ekskluzivisht përgjegjëse për licencimin, regjistrimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave dhe institucioneve të tjera financiare. Në ligjet përkatëse për bankat dhe sigurimet, janë të përcaktuara kërkesat për licencë për të themeluar dhe operuar më një bankë, IMF, IFJB, kompani sigurimi apo institucion tjetër financiar”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
Guvernatori Mehmeti ka folur edhe për ndikimin që ka pasur për sistemin financiar të Kosovës, anëtarësimi i BQK-së në Shoqërinë botërore për telekomunikim financiar ndërbankar (SWIFT) dhe me përdorimin e numrit të llogarive bankare ndërkombëtare (IBAN).
“BQK-ja në vitin 2002 themeloi sistemin e pagesave ndër bankare. Ky sistem shërben për shkëmbim të urdhër transfereve apo formave tjera të pagesave, me provizione shumë të ulëta. Nga data 1 korrik 2016, sistemi ekzistues i pagesave në BQK është zëvendësuar me sistemin e transferit automatik të projektuar sipas standardeve të fundit të fushës së sistemit të pagesave. Sistemi i ri ndërbankar i pagesave, i quajtur Sistemi i Transferit Automatik (STA) përbëhet nga dy komponentë kryesorë: komponenti i shlyerjes bruto në kohë reale (RTGS), i cili mundëson transferimin e fondeve në kohë reale, si dhe komponenti Sistem automatik i kliringut (SAK) që bënë procesimin e pagesave në grup dhe me vlerë të vogël, në tri sesione të kliringut ndër bankar në BQK”, ka thënë tutje Guvernatori Mehmeti.
Nga ana tjetër stafi akademik dhe studentët e Fakultetit Ekonomik të UP-së parashtruan pyetje të ndryshme për funksionimin e sektorit financiar në Kosovë dhe falënderuan Guvernatorin Mehmeti për ligjëratën e mbajtur.

Guvernatori Mehmeti mbajti ligjëratë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

Guvernatori Mehmeti mbajti ligjëratë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të Universiteti të Mitrovicës “Isa Boletini” në kuadër të aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Parasë, në funksion të Edukimit Financiar.

Guvernatori Mehmeti para studentëve dhe stafit akademik ka prezantuar zhvillimet e fundit në të gjithë sektorët financiarë, me theks të vecantë në sektorin bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe likuid.
“Vlera e gjithsej mjeteve të sektorit bankar në janar të vitit 2019 arriti në 4.163 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 7.6% krahasuar me janar të vitit 2018. Gjithsej kreditë (bruto) në janar të vitit 2019 ishin në shumë prej 2.75 miliardë euro, të cilat shënuan rritje vjetore prej 11.4%. Gjithsej depozitat në janar të vitit 2019 evidentojnë 3.348 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 8.4%. Treguesi i kredive joperformuese ishte në normën prej 2.6% në janar të vitit 2019 nga 3.1% sa ishte në janar të vitit 2018”, ka thënë Guvernatori Mehmeti duke shtuar se aktualisht, depozituesit janë të siguruar për secilën bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej 5,000 eurosh.
Sipas Guvernatorit Mehmeti, BQK-ja luan një rol të rëndësishëm  në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes dy mënyrave; “Një njërën anë ndikon në vëllimin e kredisë së bankave komerciale duke përcaktuar rezerveren minimale përmeskerkesave  rregullative dhe në anën tjetër promovon dhe ruan një sektor financiar të qëndrueshëm dhe efikas në Kosovë përmes licencimit rregullimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve financiare”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
Para audiencës, Guvernatori Mehmeti ka folur edhe për ndryshimet ligjore që janë ndërmarrë nga BQK-ja, duke nisur nga draftimi i Ligjit të ri për banka i cili pas shqyrtimit nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së pritet që gjatë vitit 2019 të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës, që më pas të procedohet në Kuvend të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se gjatë  vitit 2018 janë miratuar nga Bordi i BQK-së edhe shumë rregullore që janë me  rëndësi për sektorët që i mbikqyr BQK-ja siç janë: Rregullorja e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 9, Rregullorja për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave, Rregullorja për Treguesit e Leverazhit dhe Rregullorja mbi Procesin e Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Kapitalit.
Po ashtu, Guvernatori Mehmeti u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të studentëve rreth sektorëve që i mbikqyr BQK-ja.
Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së Dekanit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Besart Hajrizi, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për ligjeratën dhe informacionet e ofruara për studentët.

Guvernatori Mehmeti bashkëbisedoi me studentë të Universitetit “Haxhi Zeka”

Guvernatori Mehmeti bashkëbisedoi me studentë të Universitetit “Haxhi Zeka”

Në kuadër të aktiviteteve të Edukimit Financiar, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur drejtuesit dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja me të cilët ka diskutuar rreth rolit të BQK-së në sistemin financiar dhe planet e BQK-së për të ardhmen. Në adresimin para studentëve, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sektori bankar, i sigurimeve, i pensioneve dhe institucionet mikrofinanciare kanë pasur zhvillime pozitive këtë vit. “Falë angazhimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma e interesit në kredi është ulur në 6.4%, me trend të vazhdueshëm të uljes. Zhvillime pozitive ka pasur edhe në sektorin e sigurimeve, që pas ndërmarrjes së masave nga BQK-ja në këto dy vitet e fundit ka pasur zhvillime pozitive. Gjatë këtij viti BQK-ja ka vazhduar furnizimin e tregut me valutën Euro”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti. Si zhvillim pozitiv të këtij viti, Guvernatori Mehmeti ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit me Bankën Qendrore Evropiane. Ai ka deklaruar se parashikimet e BQK-së janë që në vitin e ardhshëm norma e rritjes ekonomike do të jetë 4.2% që është më e larta në krahasim me të gjitha vendet e rajonit. Nga ana tjetër, studentët e Universtitetit “Haxhi Zeka” kanë shprehur interesimin për zhvillime të ndryshme në sektorët që i mbulon Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Stafi drejtues i Universtitetit, profesorët dhe studentët kanë falënderuar Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe bashkbisedimin e zhvilluar.

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës njihen me punën dhe rolin e BQK-së

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës njihen me punën dhe rolin e BQK-së

Banka Qendrore e Kosovës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, ka organizuar një ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast zëvendësguvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, u ka folur studentëve për rolin, aktivitetet dhe rëndësinë e Bankës Qendrore të Kosovës. Ai tha se misioni i BQK-së është të ruajë stabilitetin financiar, të sigurojë sistem efektiv të pagesave dhe furnizim me para të gatshme.“BQK-ja është një lloj bankieri për bankat komerciale dhe qeverinë, menaxhon furnizimin e vendit me monedha, luan rol në politikat qeveritare, si dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka theskuar zëvendësguvernatori Mehmeti. Më tutje, ai  theksoi se roli kryesor i BQK-së është që të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Kosovës përmes zhvillimit të tregut financiar. Për më shumë prezantimi i zëvendësguvernatorit Mehmeti. Më pas studentët kanë pasur mundësi që të bëjnë pyetje dhe njëkohëssisht të diskutojnë rreth tyre me zyrtarët e lartë të BQK-së.

Guvernatori Bedri Hamza mbajti një ligjëratë në Universitetin Publik “Isa Boletini “ në Mitrovicë

Guvernatori Bedri Hamza mbajti një ligjëratë në Universitetin Publik “Isa Boletini “ në Mitrovicë

Ligjërata është mbajtur në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, program ky që po zhvillohet nën patronatin e BQK-së me institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë.Tema e kësaj ligjërate të mbajtur nga Guvernatori i BQK-së z.Bedri Hamza, u titullua “ Roli i Bankës Qendrore , funksionet, sistemi bankar në Kosovë, si dhe roli i BQK në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Ai ka shtjelluar çështjet që kanë të bëjnë me funksionin e BQK-së që nga themelimi i saj e deri më sot, më pas në detaje ka shpjeguar po ashtu edhe detyrat dhe përgjegjësitë që e ngarkojnë BQK-në sipas Ligjit të BQK-së dhe ligjeve të tjera përcjellëse. Në pjesën e dytë të diskutimit Guvernatori ka prezentuar të dhënat dhe performancën e sistemit financiar ndër vite e që mbikëqyret nga BQK-ja. Të dhënat e ofruara ishin në interes për studentët për vet faktin se ata tashmë po njiheshin me të dhënat e institucionit (BQK-së), që është drejtpërdrejt i ndërlidhur dhe i mandatuar për të mbikëqyrur dhe kontrolluar institucionet e licencuara nga vet rregullatori në këtë rast Banka Qendrore.
U debatuan çështje nga fusha e mbikëqyrjes bankare, licencimi, mbikëqyrja e sigurimeve, tregu i letrave me vlerë, fondet pensionale, borxhi publik etj. Në pjesën e tretë studentët morën pjesë në debatin e hapur nga Guvernatori për pyetje. Me këtë rast studentët treguan interesim të madh dhe u kyçën në mënyrë aktive në shumë pyetje për fushën bankare, si kreditimi, pastaj u interesuan për rolin e sistemit bankar për zhvillimin ekonomik , rritjen ekonomike, ndikimin e projekteve të mëdha në zhvillimin ekonomik. Guvernatori duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e parashtruara u ka ofruar mbështetjen e plotë të BQK-së për studentët, që të jenë pjesë aktive e programit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy institucioneve me theks të veqantë në ngritjen e dijeve të fushave që kanë të bëjnë me Edukimin Financiar, program ky i zhvilluar nga BQK-ja. Guvernatori ka shfaqur gatishmërinë e plotë të BQK-së duke i inkurajuar studentët dhe pedagogët e këtij Universiteti që në të ardhmën mund të jenë pjesë e leksioneve nga fushat e ndryshme, e që janë në interes të zhvillimit të kurikulave të drejtimeve përkatëse. Po ashtu ka porositur profesoratin e këtij Universiteti që të inkurajojnë studentët e dalluar të marrin pjesë në konkursin e BQK-së të titulluar “Programi i Praktikës për Student”, pastaj të aplikojnë për Çmimin për Ekonomist të Rinj dhe në asnjë mënyrë mos të hezitojnë që të kërkojnë të dhëna që BQK-ja i publikon e që u hynin në punë studentëve në realizimin e punimeve të temave të tyre. Në fund Prorektori për Marrëdhënie ndërkombëtare, Prof.Dr. Rifat Morina ka falënderuar Guvernatorin për ligjëratën gjithëpërfshirëse dhe të dobishme për studentët duke uruar që bashkëpunimi i tillë të zgjerohet edhe në vijim duke shpresuar se Universiteti “Isa Boletini” do të përfitojë nga leksionet dhe pjesëmarrjën e studentëve në programet që zhvillon BQK-ja , me theks të veçantë në sferën e Edukimit Financiar.

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës njihen me punën dhe rolin e BQK-së

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës njihen me punën dhe rolin e BQK-së

Banka Qendrore e Kosovës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, ka organizuar një ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast zëvendësguvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, u ka folur studentëve për rolin, aktivitetet dhe rëndësinë e Bankës Qendrore të Kosovës. Ai tha se misioni i BQK-së është të ruajë stabilitetin financiar, të sigurojë sistem efektiv të pagesave dhe furnizim me para të gatshme.“BQK-ja është një lloj bankieri për bankat komerciale dhe qeverinë, menaxhon furnizimin e vendit me monedha, luan rol në politikat qeveritare, si dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka theskuar zëvendësguvernatori Mehmeti. Më tutje, ai theksoi se roli kryesor i BQK-së është që të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Kosovës përmes zhvillimit të tregut financiar. Për më shumë prezantimi i zëvendësguvernatorit Mehmeti. Më pas studentët kanë pasur mundësi që të bëjnë pyetje dhe njëkohëssisht të diskutojnë rreth tyre me zyrtarët e lartë të BQK-së.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë u mbajt ligjërata në Universitetin e Prizrenit

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë u mbajt ligjërata në Universitetin e Prizrenit

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës kanë mbajtur një ligjëratë me studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, me temën “Projekti i Letrave me Vlerë të Qeverisë së Kosovës”. Në këtë ligjëratë u tha se sistemi bankar në Kosovë është i qëndrueshëm dhe stabil. Ndërsa Zhvillimi i Tregut të Letrave me Vlerë të Qeverisë ka kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës ligjore, institucionale prej së cilës ka përfituar i tërë sistemi financiar. Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare në BQK, Lulzim Ismajli tha se projekti i letrave me vlerë është implementuar në mëyrë të suksesëshme në Kosovë dhe se është shumë i rëndësishëm për funksionimin e një shteti normal. Ky projekt ka qenë edhë është duke u mbështetur nga Departamenti i Thesarit Amerikan. “Për nga ana e borxhit dallojmë dy borxhe atë të brendshëm dhe borxhin të jashtëm. Borxhi i brendshëm është projekti i letrave me vlerë i cili u zhvillua në vitin 2011 në bashkëpunim mes Ministrisë së Financave dhe BQK. Ndërsa borxhi i jashtëm është borxhi të cilin Qeveria e Kosovës e merr kohë pas kohe për projekte specifike që po i implementon në Kosovë. Unë po i përmendi dy projekte të borxhit të jashtëm. P.sh., është projekti i furnizimit me ujë i cili është realizuar për qytetin e Prishtinës ndërsa projekt tjetër ka qenë projekti i ngrohjes qendrore “Termokosit” i cili po ashtu është implementuar për qytetin e Prishtinës, ka thënë ai. “Borxhi i brendshëm deri më tani ka mbërri në 13.5% të bruto produktit të brendshëm. Borxhi është një burim shtesë i të hyrave për Qeverinë e Kosovës”, ka shtuar ai. Kurse drejtoresha e menaxhimit të mjeteve, Shkëndije Nahi duke shpjeguar rëndësinë e letrave me vlerë theksoi se ankandi i parë ka filluar në vitin 2012, ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha bankat në vend.

“Sa i përket zhvillimit të tregut të letrave me vlerë ankandi i parë është mbajtur në janar të vitit 2012 ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha bankat në Kosovë dhe ky ankand ka filluar suksesshëm dhe të gjitha ankandet pas këtij vazhdojnë të jenë të suksesshme . Sa i përket tregut të letrave me vlerë të Qeverisë infrastruktura ligjore e letrave me vlerë është zhvilluar para fillimit të plasimit të ankandeve”, ka thënë ajo.