Shqip
Mbyll

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Olta Rexhepi (Video fituese e çmimit të parë)

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Olta Rexhepi (Video fituese e çmimit të parë)

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Rumesa Bejiqi (Video fituese e çmimit të dytë)

Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Rumesa Bejiqi (Video fituese e çmimit të dytë)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për videon më të mirë me titull: “Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për videon më të mirë me titull: “Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave X-XII-të, të shkollave të arsimit të mesëm të lartë të Kosovës, të realizojnë video rreth konceptit të tyre për: Menaxhimin e sigurt të parave, si të jemi të kujdesshëm nga rreziqet e mundshme kur bëjmë blerje online, si të bëjmë kujdes ndaj rreziqeve që mund të përfshijnë mashtrime financiare duke përfshirë phishing, mashtrime gjatë blerjeve në internet dhe rreziqe që lidhen me privatësinë e të dhënave.

Qëllimi i videos është të bart mesazhin – mbrohu duke u informuar për të mos rënë pre e  mashtrimeve financiare për shkak të njohurive të kufizuara.

Qëllimi i këtij konkursi është zhvillimi i njohurive dhe nxitja e nxënësve për të zhvilluar të kuptuarit e rëndësisë së të qenurit të informuar rreth rreziqeve dhe mashtrimeve financiare gjatë qasjes në internet.

Videot e pranuara do të vlerësohen nga komisioni i cili do të themelohet për të përzgjedhur 3 nga videot më të mira.

Çmimet për videot e fituese do të jenë:

Çmimi i parë 300 €,

Çmimi i dyti 200 €,

Çmimi i tretë 150 €.

Rregullat e pranimit:

  1. Videoja mund të jetë individuale apo grupore.
  2. Videoja duhet të jetë punë origjinale krijuese dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.
  3. Videoja mund të jetë në gjuhën shqipe ose serbe.
  4. Videoja duhet të ketë përmbajtje dhe strukturë adekuate për temën, të jetë punë origjinale dhe të mos jetë e kopjuar.
  5. Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se 2 minuta.
  6. Nxënësit e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar videot e tyre në e-mailin edukimi@bqk-kos.org ose përmes https://wetranfer.com. Punimet gjithashtu mund të dërgohen edhe në formë fizike, me CD në adresën e më poshtme:

Për: Departamentin për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar

Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë.

  1. Mos harronitë shënoni emrin, mbiemrin, emrin e shkollës tuaj, klasën, nr. e telefonit, nr. e telefonit të prindit dhe e-mailin tuaj!

Videot fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së videove më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

Data e fundit për dorëzim do të jetë: 10 maj 2024.

Suksese!

Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj

Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj

Kurse në ditë të mira që të kesh në ditë të vështira

Kurse në ditë të mira që të kesh në ditë të vështira

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për punime me titull: “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për punime me titull: “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave IV-V të shkollave fillore të Kosovës, të realizojnë punime mbi konceptin e tyre të menaxhimit të parasë: si fitohen paratë, si shpenzohen paratë në mënyrën e duhur, menaxhimi i financave personale, si të kursejmë, etj.

Punimi duhet të jetë punë krijuese sivizatim, ilustrim, video e shkurtër,tregim, vjershë, punë dore dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.

Punimi mund të jetë individual ose grupor.

Mos harroni të shënoni emrin, mbiemrin, moshën, klasën, emrin e shkollës tuaj, nr e telefonit, ose emailin!

Punimet tuaja mund t’i dërgoni deri më datë 11 mars 2022, në adresën :

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Departamenti për Marrëdhenie me Jashtë

Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë

apo në email adresën edukimi@bqk-kos.org .


5 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i I- 300 euro,

Çmimi i II -250 euro,

Çmimi i III-200 euro,

Çmimi i IV -150 euro,

Çmimi i V-100 euro

Fituesit do të shpallen gjatë Javës Ndërkombëtare të Parasë 2022 (21-27 mars 2022).

Punimet fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së punimeve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

Suksese!

Si të flasim me fëmijët në moshën e hershme për para?

Si të flasim me fëmijët në moshën e hershme për para?

Me kursime të vogla për qëllime të mëdha

Me kursime të vogla për qëllime të mëdha

KONKURS për ese për shkolla të mesme, Tema:” E ardhmja e financave të mia”

KONKURS për ese për shkolla të mesme, Tema:” E ardhmja e financave të mia”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombetare të Parasë, fton nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për esenë më të mirë në fushë e financave dhe ekonomisë.

Motoja e Javës Ndërkombetare të Parasë për 2021 është: “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë”.

Kriteret e konkursit

  • Eseja duhet të ketë 1000 deri 1500 fjalë;
  • Eseja duhet të shtjellojë pikëpamje personale për rëndësinë e menaxhimit të financave personale, rolin e kursimit në ekonomi, rëndësinë e kursimit për të ardhmen, rolin e kursimit në tejkalimin e sfidave të krizës, qëndrimi i të rinjve ndaj kursimit, zakone familjare të kursimit, format klasike përkundër formave moderne të kursimit, njohuritë e të rinjve për kursimin në institucionet financiare, qëndrimi i të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar dhe aspekte të tjera.
  • Eseja duhet të jetë origjinale, kreative dhe jo e kopjuar apo përkthyer;
  • Eseja duhet të jetë në gjuhën shqipe.

Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: Edukimi@bqk-kos.org

Në subjekt shënoni: Për Konkursin me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Mos harroni të shënoni :

– Emrin dhe mbiemrin;

– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve nga 22 mars deri më 22 prill.

3 esetë më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i I- 200 euro,

Çmimi i II -150 euro,

Çmimi i III-100 euro

Esetë fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Të interesuarit, për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së  www.bqk-kos.org , platformës së  BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë me email në Edukimi@bqk-kos.org . Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!

Kursimet për një të ardhme më të mirë

Kursimet për një të ardhme më të mirë