Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Sokol Havolli, ka pritur në takim Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës z. Valon Prestreshi.
Duke shprehur falënderimin për vizitën në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Zëvendësguvernatori Havolli ka njoftuar përfaqësuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vendit.
Në frymën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke u bazuar në mandatet ligjore që kanë të dy institucionet, u diskutua avancimi dhe thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit, në shkëmbimin e informatave dhe zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës,.
Nga ana tjetër, Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës z. Valon Prestreshi vlerësoi lart zhvillimet pozitive në sektorin financiar dhe konfirmoi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Copyright © 2014-2020 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara