Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€

24/02/2015

Më 24 shkurt 2015 Banka Qendrore Evropiane (BQE)  zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€ në ngjarjen, që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë. 
Kartëmonedha e serisë së re në vlerë prej 20€ është kartëmonedha e tretë e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë dhe e dytë e kartëmonedhave në vlerë prej 5€ dhe 10€, seria e re Europa e kartëmonedhave në vlerë prej 20€ ka një dizajn të ndryshuar dhe  përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.
Kartëmonedha e re në vlerë prej 20€ do të lëshohet në qarkullim më 25 nëntor 2015 në të gjithë zonën e euros.

Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€ ju lutem t'i referoheni faqes zyrtare http://www.new-euro-banknotes.eu/Euro-Banknotes/Euro-banknotes-7-3/THE-NEW-20.