20/09/2017
Z. Mehmeti falënderoi z. Bajramin për vizitën dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në të gjitha nivelet në mes të dy institucioneve dhe e informoj rreth zhvillimeve ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë rreth sektorit financiar i cili po shënon zhvillime pozitive në të gjithë sektorët duke qenë shembull në rajon. Në bashkëbisedim e sipër u shkëmbyen informacione lidhur me zhvillimet në përgjithësi, për trendet me të cilat po përballen dhe për sfidat në të cilat po kalojnë sektorët financiarë të të dyja shteteve.
Në takim gjithashtu u bisedua rreth avancimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve duke shfaqur gatishmërinë e ngritjes së këtij bashkëpunimi qoftë përmes shkëmbimit të përvojave të ekspertëve të dyja bankave qoftë me praninë dhe dhënien e kontributit të përbashkët në tryezat e ndryshme rajonale dhe më gjerë.
Gjatë vizitës, zyrtarë të departamenteve përkatëse nga delegacioni i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë zhvilluan takime me homologët e tyre të BQK-së, duke shkëmbyer informacione për më të rejat e fushave që mbulojnë dhe duke shikuar modalitetet që të thellojnë dhe zgjerojnë edhe më tej fushat e bashkëpunimit të cilat përkojnë me zhvillimet në frymën e praktikave më bashkëkohore.
Në përmbyllje të vizitës të dy palët u zotuan që bashkëpunimi në mes të bankave qendrore të dy shteteve të vazhdojë edhe më tej në mënyrë që të përfitohet nga praktikat dhe përvojat e njëri-tjetrit.