Vizitë studimore e delegacionit të BQK-së në Bankën Kombëtare të Polonisë

22/06/2012

 

Prishtinë 22.06.2012 

Prej datës 11-13.06.2012, delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, i përbërë nga z. Gazmend Luboteni, Kryetar i Bordit te BQK-së, z. Mejdi Bektashi, anëtarë i Bordit, z. Sejdi Rexhepi, anëtarë i Bordit  dhe z. Agron Dida, Shefi i Auditimit, bëri një vizitë studimore në Bankën Kombëtare të Polonisë, me ftesë të z. Zdzislaw Sokal, anëtarë i Bordit Menaxhues  të BKP-së. Gjatë vizitës  janë zhvilluar  disa takime të rëndësishme me homologët e BKP-së. Takimet kishin për qëllim njohjen me veprimtarinë e BKP-së, si dhe detyrat e subjekteve të tjera të sektorit bankar/financiar si:  Autoriteti Polak i Mbikëqyrjes Financiare,  si dhe  të Bursa  e Varshavës (WarsawStock Exchange). Delegacioni i BQK-së është pritur edhe nga Kryetari i Bankës Kombëtare të Polonisë, z. Marek Belka i cili është zotuar për mbështetjen e mëtutjeshme të BQK-së si dhe  avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes BKP-së dhe BQK-së.