Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 maj 2014

29/05/2014

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e tetëdhjetepestë të mbajtur më 29 maj 2014, miratoi vendimet si në vijim:

• Emëroi anëtarin joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore  z. Bedri Pecin për Kryetar të Bordit të Bankës Qendrore

• Miratoi i Rregulloren mbi raportet dhe informatat që kërkohen nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës

• Miratoi Statutin  e Auditimit të Brendshëm të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, dhe 

• Miratoi Kodin e Etikës së Auditorit të Brendshëm të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës