25/10/2010
Prishtinë, 25 tetor 2010
Z. Jakup Krasniqi,
Kryetar i Kuvendit dhe Ushtrues detyre i Presidentit të Republikës së Kosovës
Lënda: Rekomandim për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit dhe u.d. i Presidentit,
Bordi i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës (BQK), në mbledhjen e tridhjetetretë të mbajtur më 25 tetor 2010, vendosi që në pajtim me nenin 41. paragrafi 2. nënparagrafi 2.2 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës shkarkimin e z. Hashim Rexhepit, Guvernator i BQK-së, pasi që Bordi i Bankës Qendrore doli me përfundim se Guvernatori i Bankës Qendrore ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi i Bankës Qendrore.
Me respekt,
Gazmend Luboteni
Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore