Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së më 24 nëntor 2010

25/11/2010

Vendimet e Bordit Ekzekutiv 24 nëntor 2010
• Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 22 shtator 2010 mori këto  vendime:
- Anulimin e licencës së “Incoming” si Ndërmjetësues i Sigurimeve/Rregullues i Dëmeve
- Aprovoi regjistrimin e Zyrës për Këmbimin e Valutave “Adis”
• Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 22 tetor 2010 mori këto  vendime:
- Aprovoi revokimin e regjistrimit të “PTK” sh. a. si Institucion Financiar Jobankar;
- Aprovoi revokimin e regjistrimeve të 35 shoqatave kursimore kreditore.
• Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24 nëntor 2010 mori  vendim për lëshimit e udhëzimit me të cilin:
- Obligohen të gjitha kompanitë e sigurimeve që në afatin prej 7 (shtatë) ditësh nga data e pranimit të këtij vendimi të hapin një llogari  bankare në  ndonjë nga bankat komerciale të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Qëllimi i hapjes së llogarisë ka të bëjë me krijimin e “Fondit të kompensimit të   Kartonit të Gjelbër”.