Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së më 22 dhjetor 2011

22/12/2011

Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së më 22 dhjetor 2011
1. Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 22 dhjetor 2011 mori vendim për regjistrimin e “Fundway Mortgages LLC” si Institucion Financiar Jobankar.

2. Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 22 dhjetor 2011  mori vendim për aprovimin e licencës përfundimtare për “Sigal Uniqa Group Austria sh.a” për të themeluar Kompani të Sigurimit  të Jetës.

3. Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 22 dhjetor 2011 mori vendim për regjistrimin e “ Mani” si zyrë për këmbimin e valutave.