Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së më 12 janar 2012

12/01/2012

1.    Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12 janar 2012 mori vendim për revokimin e licencës së Fondit Slloveno Kosovar të Pensioneve për ushtrimin e veprimtarisë si “ Menaxher i Mjeteve të Pensioneve”, duke vazhduar veprimtarinë vetëm si “Fond Plotësues Individual Pensional”.