09/04/2010
Republika e Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës
Bordi drejtues
Vendime
Nr. 24 më datë 31 mars 2010
Në bazë të zbatimit të ligjit nr.03/ L-074, datë 5 qershor 2008 “ Për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës “, Bordi drejtues i BQK-së në mbledhjen e 24-të miratoi këtë :
Vendim:
1. Vendim 8/2010: Bordi miratoi kërkesën e Likuidatorit të Bankës Kreditore të Prishtinës në likuidim për rimbursimin të “njëhershëm” të depozitave deri në 5.000,00 euro.
Ky vendim hyn në fuqi prej datës 01 prill 2010.
Sekretari Kryetari
Skender Kllokoqi Gazmend Luboteni
Republika e Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës
Bordi drejtues
Vendime
Nr. 25 më datë 08 prill 2010
Në bazë të zbatimit të ligjit nr.03/ L-074, datë 5 qershor 2008 “ Për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës “, Bordi drejtues i BQK-së në mbledhjen e 25-të miratoi këtë :
Vendim:
Vendim 9/2010: Bordi miratoi përfundimin e procesit të Administrimit të përkohshëm të KS “Dardania” dhe emëroi z. Faton Bajramin për këshilltar të kësaj kompanie për periudhën nga 8 prill 2010 deri më 31 maj 2010.
Ky vendim hyn në fuqi prej datës 09 prill 2010
Sekretari Kryetari
Skender Kllokoqi Gazmend Luboteni