Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
02/06/2010
Republika e Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës
Bordi drejtues
Vendime
Nr. 27 më datë 2 qershor 2010
Në bazë të zbatimit të ligjit nr.03/ L-074, m` datë 5 qershor 2008 “ Për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës “, Bordi drejtues i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e njëzetetetë të mbajtur më 2 qershor 2010 miratoi vendimet si në vijim:
• Vendim 18/2010: Bordi miratoi Raportin vjetor të BQK-së për vitin 2009
• Vendim 19/2010: Bordi shqyrtoi draftligjin për sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta dhe vendosi që të përcillet si rekomandim i Bordit tek organet qeveritare për procedim të mëtutjeshëm.
• Vendim 20/2010: Bordi miratoi regjistrimin e Zyrës për këmbim të valutave “Kujtimi” nga Peja.
Këto vendime hyjnë në fuqi prej datës 3 qershor 2010
Sekretari Kryetari
Skender Kllokoqi Gazmend Luboteni
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara