U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të BQK-së

17/07/2009

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme z. Fatmir Xhelili  ka pritur në një takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Hashim Rexhepi.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i ndërsjellë i informatave nëpërmjet të cilave palët do ta ngritin nivelin e sigurisë në një stad më të lartë. Me këtë shpresojmë se do të ndikojmë në parandalimin e korrupsionit,  krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative. E gjithë kjo  rezultoi nga nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit në mes të institucioneve në fjalë.

z. Xhelili gjithashtu shprehu gatishmërinë për ofrimin e ndihmës ndaj BQK-së, në të gjitha fushat të cilat institucioni i tij i mbulon. Zëvendësministri z. Xhelili ishte i interesuar  edhe për rrjedhat, të arriturat dhe sfidat me të cilat BQK-ja përballet, për të cilat guvernatori z.Rexhepi e njoftoi në detaje.