U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare të Kosovës

12/06/2013

Në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të BQK dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare . Ky memorandum u nënshkrua në emër të BQK-së nga Guvernatori z.Bedri Hamza dhe nga z.Dardan Nuhiu, Drejtor i Njësisë për Inteligjencës Financiare. Qëllimi i këtij Memorandumi është që të vendosë natyrën dhe nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet NJIF-K dhe BQK-së dhe po ashtu sqaron pritjet dhe synimet e tyre. Ndërkohë ky Memorandum  mundëson lehtësirat për shkëmbimin e informative ndërmjet dy institucioneve si dhe  shtohet  niveli i bashkëpunimit dhe koordinimit, si dhe përmirësohet niveli i sigurisë së shkëmbimit të informative dhe përshpejtohet procesi i shkëmbimit të informative në mes të palëve në lidhje me parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe fnancimin e terrorizmit. Ky Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi është përpiluar bazuar në nenin 36 A të Ligjit nr. 04/L-178 për plotësim, ndryshim të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit , por duke përfshirë edhe konsultimet dhe angazhimet konkrete të marra nga Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.