Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
11/10/2017
Një delegacion i lartë i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Financave z.Bedri Hamza, dhe i shoqëruar nga u.d.i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës z. Fehmi Mehmeti, gjenden për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj vizite do të marrë pjesë në seancat e rregullta plenare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Po ashtu delegacioni gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të Konstituencës ku është pjesë edhe Kosova pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan, me përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të FMN-së dhe BB-së, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare. Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore do të mbahen prej 10 deri më 16 tetor 2017 në Uashington D.C.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara