Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
01/08/2011
Në vazhdën e implementimit të Ligjit për Sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me industrinë e sigurimeve të Kosovës kanë ndërmarrë hapat e duhur lidhur me themelimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit. Në këtë kontekst, më 01 gusht 2011, të gjitha kompanitë e sigurimit që operojnë në Republikën e Kosovës nënshkruan solemnisht Marrëveshjen e themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit.
BQK-ja e konsideron këtë si një hap tepër me rëndësi në procesin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove të Kartonit të Gjelbër.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara