11/06/2012
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka e Shqipërisë kanë ripërtrirë Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve ku ndër fushat e reja të bashkëpunimit është identifikuar projekti i përbashkët në edukimin financiar të publikut.
Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritashëm , Guvernatori Gërguri dhe Guvernatori Fullani, shprehen gatishmërinë e lartë për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin midis dy bankave qendrore duke qenë të bindur se ky bashkëpunim do të kontribuojë në realizimin sa më efektiv dhe më efikas të objektivave të të dyja institucioneve.
Përndryshe, Marrëveshja i parapriu Konferencës së organizuar nga dy bankat qendrore në temën “Sistemi bankar dhe zhvillimi ekonomik: Kosovë dhe Shqipëri”.